Connect with Us

Protesta e PDIU zhvendoset tek kryeministria/ Idrizi me vrap qëllon drejt eskortës së ministrit grek

Aktualitet

Protesta e PDIU zhvendoset tek kryeministria/ Idrizi me vrap qëllon drejt eskortës së ministrit grek

Publikuar

-

Protesta e PDIU ka degraduar teksa ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias zhvendoset nga MEPJ tek kryeministria.

Herë pas here ka përplasje mes Policisë dhe simpatizantëve të PDIU teksa këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin rrethues. Madje kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është parë të vrapojë teksa me shishe ka tentuar të qëllojë nga ana tjetër e urës ku po kalonte eskorta e ministrit grek Dendias.

Sot PDIU proteston kundër vizitës së Dendias për marrëveshjen e detit teksa simpatizantët e saj janë përplasur edhe me Policinë që nuk u dha leje për protestën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Gazeta më e madhe në Austri “ Der Standard” i ka kushtur një artikull vendit tonë, ku shkruan se Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria “Rama” ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Konkretisht, gazeta i referohet procesit mes qeverisë “Rama” me biznesmenin italian Francesco Becetti, i cili fitoi gjyqin me rreth 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon”.

“Der Standard” shkruan se një kompani përmbaruese në Austri ka njoftuar bankat në këtë të shtet që të sekuestrojnë pasuri të shtetit shqiptar, për llogari të procesit gjyqësor të biznesmenit italian.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në 2015 kundër Shqipërisë dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) i dha atyre rreth 100 milion euro në kompensim në Prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën”, citon gazeta.

Kujtojmë që qeveria “Rama” nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi ka ankimuar procesin.

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja e rëndë në Korçë/ Prangosen dy autorët e dyshuar

LEXO EDHE:  Ministri i Brendshëm e thotë copë/ Policia merret me hallexhinjtë dhe jo me bosët e krimit

Por bazë të ligjeve ndërkombëtare, kur gjykata dënon një shtet dhe ky i fundit nuk pranon të paguajë, zbatohet konventa ndërkombëtare për sekuestrimin e pasurive.

“Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori shihet si pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët vështirë se i drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit”, vijon më tek gazeta austriake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend, e cila iu bëri thirrje qytetarëve shqiptare që preken nga COVID-19, që mos të paraqiten vonë në spitale.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Spahia shkruan se të tentosh që të mbulosh dështimin e plotë të qeverisë duke ua faturuar qytetarëve fajin, është tallje e pacipë me ta.

Sipas ish-deputetit, ajo që përcakton shtrimin e pacientëve në spitale është vetëm Urgjenca Kombëtare 127.

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?

Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!

Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill”, shkruan Spahia./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi zbulon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi zbulon armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të Ilir Metës

Lajmi i bujshëm i gjobitjes së presidentit Ilir Meta për shkak të pjesëmarjes në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, duke mos respektuar masat anti-Covid, u raportua edhe në mediat greke.

Gjithashtu mediat e shtetit fqinj raportuan edhe qëndrimet e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për Covid-19 dhe gjobat që ajo ka marrë për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Duke marrë shkas nga këta shkrime, gazetari Nikoll Lesi, me anë të një shkrimi në gazetën e tij, ka zbuluar armiqtë e Brendshëm dhe të jashtëm të Monës dhe Ilir Metës.

Sipas gazetarës si Nikollës, armiqtë e Kryemadhi dhe presidentit janë mediat greke dhe kryeministri Edi Rama, ky i dyti aleat dhe dashuri e prishur, ndërsa grekët janë armiq të jashtëm të financuar prej tij.

Like floriri kujton se mediat në Greqi janë si ato të Tiranës qe i ka Fahriu, trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu, Irfani apo Vjollca Hoxha e incineratorëve.

Shkrimi i plotë i gazetës “Koha Jonë”:

Rilindja po hedh shumë euro për fushatë, para që po dalin nga grupet kriminale dhe oligarkë pranë kryeministrit. Kështu së fundmi disa media greke të financuara nga Tirana si dhe pjesë e lojës Kyriakos Mitsotakis me Edi Ramës për kufirin detar shqiptar, ku pazari i tradhtisë së Edi Ramës është bllokuar nga qëndrimet e presidentit Meta si dhe nga shoqëria civile në Shqipëri; pra këto media po sulmojnë familjen e kreut të shtetit shqiptar.

Gjithçka është në shërbim të pazarit Rama-Mitsotakis, ku pala shqiptare ia ka falur 12 milje det shqiptar, Greqisë. Edi Rama për të mos u akuzuar si dhe duke e ditur se nuk t’ja firmos kreu i Shtetit marrëveshjen për Detin, ku dihet se dilte e fituar Athina zyrtare për shkak të tradhtisë kombëtare nga Qeveria e Tiranës, ka pranuar që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës. Dihet nga të gjithë se pala shqiptare e ka shitur detin dhe kastile ka pranuar dërgimin e saj në Hagë, sepse atje Athina pothuaj e ka fituar gjyqin akoma pa nisur, pasi ka ekspertë dhe miq në këtë gjykatë. Edhe Rusia u shpreh se ky det shqiptar i takon Greqisë!

LEXO EDHE:  Gjykata iu dha dritën jeshile/ Polica nuk lejon guroret të punojnë

LEXO EDHE:  Pse banorët e Tiranës nuk po protestojnë tek Teatri

Pra qëndresa e Presidentit shqiptar në mbrojtjes të sovranitetit dhe territorit të shtetit shqiptar po sulmohet në mënyra të tjera nga lobi grek në Tiranë si dhe media e shtetit fqinjë.

Edhe eurot nga Rilindja, por edhe urdhërat grek në Athinë po jepen për të sulmuar Kreun e Shtetit Shqiptar. Sulmi i televizionet MEGA është në këtë linjë. Më pas mediat shqiptare në shërbim të oligarkëve fillojnë ripublikimin e lajmeve nga Athina.

Po hyjmë nga pak e përditë drejt një fushate edhe më të egër ku Rilindja po hedh miliona euro nga krimi dhe nga xhepat e oligarkëve për të blerë njerëz, media dhe vota që të mbajë pushtetin.

Mediat greke para se Kryeministri Rama të binte dakort për 12 miljet e sulmonin si shef i një qeverie të lidhur me drogën. Sapo Rama ra dakort për t’ia dhënë Athinës zyrtare detin shqiptar, Edi Rama konvertohet si hero në Greqi.

Natyrisht se “hero” mbetet për Greqinë kur fal territor shqiptar, grekëve!./ CNA.al

LEXO TE PLOTE