LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD kallëzon në SPAK inceneratorin e Elbasanit/ Të pezullohen nga detyra Rama dhe vartësit e tij

20 Tetor 2020, 14:00, Politikë CNA
PD kallëzon në SPAK inceneratorin e Elbasanit/ Të pezullohen nga

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Çlirim Gjata dhe Endri Hasa depozituam sot një kallëzim në SPAK për inceneratorin e Elbasanit.

Hasa deklaron se ky incenerator është afera e madhe korruptive që i hapi edhe rrugën megaaferës së inceneratorëve, pavarësisht se është denoncuar prej vitesh akoma nuk ka patur asnjë lëvizje për të dhe asnjë hetim nga drejtësia.

Demokratët kërkuan që SPAK të tregojë pavarësi dhe të pezullojë nga detyra kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.

?Sot kërkojmë nga SPAK të marrë përgjegjësi dhe të hetojë historinë se si një kompani e sapokrijuar në pronësi të Stela Gugalli papritur aplikon për një koncension për incenerimin dhe të nesërmen qeveria hap garën automatikisht për këtë koncesion.

Kompania e sapokrijuar me një kapital prej vetëm 1000 euro aplikoi pa patur asnjë eksperiencë dhe gjithë shteti u ngrit në këmbë për t?i dhënë koncesionin. Aq i rëndësishëm ishte ky person për qeverinë e Edi Ramës, saqë ajo vendosi që të anashkalojë çdolloj procedure dhe ligji dhe të kryejë gjithçka në vetëm 24 orë.

Më 16 dhjetor 2014 kompania ?Albtech Energy? u shpall fituese pavarësisht afateve ligjore prej 7 ditësh, u mbyll afati i ankesave po më 16 dhjetor. U dërgua për mendim në të gjithë ministritë e linjës kontrata dhe po në datën 16 dhjetor u mor përgjigjja nga të gjitha institucionet. Dhe po në datën 16 dhjetor u hartua, u negociua dhe u firmos një kontratë me plot 40 faqe po në datën 16 dhjetor.

24 orë më vonë, në mëngjesin e datës 17 dhjetor 2014 kjo kontratë e lidhur për inceneratorin e Elbasanit për t?i dhënë paratë firmës së Klodian Zotos u miratua në mbledhjen e datës 17 dhjetor.

Një eficiencë të tillë qeveritare nuk e kemi parë kurrë më parë. Një eficiencë të tillë për procedurat nuk e kemi parë as në rastin e tërmetit, as në rasti e pandemisë apo në asnjë rast tjetër kur me të vërtetë vendi ka patur emergjencë.

Emergjenca qeveritare dhe eficenca qeveritare ka qenë vetëm për një arsye sepse e gjithë qeveria u ngrit në këmbë për t?i dhënë 23 milionë euro nga taksat dhe nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit për t?i çuar në xhepat e qeveritarëve dhe në xhepat e Klodian Zotos.

Ky është një grup i strukturuar kriminal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më sot vetëm për rastin e Elbasanit 23 milionë euro të cilat janë vjedhur dhe janë çuar në drejtim të paditur. Të gjithë përgjegjësit për këtë aferë korruptive e kanë vendin në burg dhe duhet të shkojnë në burg?, u shpreh Endri Hasa.

Nga ana tjetër Çlirim Gjata theksoi se për të hetuar këto shkelje duhet vullnet ligjor dhe paanshmëri, pavarësi ligjore nga institucionet, prokuroritë dhe SPAK.

?Janë të njëjtat shkelje të bëra, si të thuash ?copy paste?, e njëjta dorë; nga njëra anë është qeveria, nga ana tjetër janë të njëjtët persona por diku fusin gruan bashkëjetuese, diku një kompani të sapokrijuar, e të tilla gjëra. Përse e fiton këtë lloj tenderi një kompani e cila regjistrohet 1-3 ditë para se të fitojë tenderin, nuk ka kapital vetëm 1000 euro, ndërkohë që merr nga qeveria 23 milionë euro, pa garë dhe pa eksperiencë.  

Tani të dalë prokuroria dhe të thotë : ?Këto nuk janë në kundërshtim me ligjin?. Në qoftë se del një zyrtar, një prokuror dhe thotë: ?O zotëri këto fakte nuk janë në kundërshtim me ligjin?. Dakord, hajde ta diskutojmë, por ama nuk besoj se del kush dhe të thotë se: ?Ky tender i zhvilluar në këtë formë nuk është në kundërshtim me ligjin.? Momenti tjetër është se mirë që kanë bërë një binar aty, kanë bërë një gropë të zezë aty ku e trumbetojnë me të madhe inceneratorin e Elbasanit. Por çfarë ndodh? 

Në bazë të kontratës, ajo godinë atje, ai investim duhet të prodhonte 313 ditë energji. S?po i hyj sa kilovat orë, etj. të gjithë janë këto të përcaktuara. Prandaj duhet një hetim. Hetimi nuk është i vështirë , është voluminoz, ka dokumenta por nuk është i vështirë, është i thjeshtë këtë rast, vetëm do vullnet ligjor. Ky incenerator duhej të prodhonte tash tre vite 313 ditë energji për 3 vjet bëjnë 939. Doni të dii sa ka prodhuar? Vetëm 22.

Dikush nuk e pranon këtë, jo janë më shumë, jo janë më pak, aq sa ka në kontratë nuk ka prodhuar, askush nuk del ta thotë që aq sa kemi vënë në kontratë, aq kemi prodhuar. Ne po themi 22 ditë, 7 ditë e 8 orë në vit. Kaq ka prodhuar energji. A duhet ta hetojmë? Koncesionin nuk është se e ka bërë privati me paratë e veta dhe t?i thotë shtetit, po prodhoj energjinë, benefitet i ndajmë dhe ti gradualisht për 7 vjet do të mi japësh prapë. Jo, ia ka dhënë buxheti i shtetit paratë.

Na këto para, bëje atë incenerator. Shteti ta bënte me prokurim të drejtpërdrejt vetë, ç?nevojë kishte ta jepte me koncesion kur privati nuk ka paguar asnjë lek, nuk ka nxjerrë asnjë lek nga xhepi, gjithçka është marrë nga buxheti i shtetit. Ku janë parë koncesione të tilla?

Pa folur për pafundësi shkeljesh, pa hyrë në Ligjin e Mjedisit, mungesa e studimit të fizibilitetit, kush e kërkoi këtë lloj koncesioni? Kush ra dakord? Ka një strategji që duhet t?i trajtojë mbetjet me incenerim. Ndërkohë që nga BE ka një direktivë të drejtuar posaçërisht Shqipërisë, jo me incenerim mbetetjet. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë sepse e kanë si përvojë të keqe. Ata mund të kenë me incenerim por kanë vite e vite, janë sipërfaqe dhe popullsi shumë të mëdha. Në Shqipëri thotë, nuk mundet sepse mund të sjellë dëm shumë më të madh se sa ajo që mund të kërkohet. Duhet vullnet ligjor dhe paanshmëri, pavarësi ligjore nga institucionet, prokuroritë, SPAK, për t?u hetuar?, deklaroi Gjata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga