Belgjika: Situata nga koronavirus, më e "rëndë" sesa në mars
Kryeministri Alexander De Croo ka deklaruar se në Belgjikë s...
Parashikimet e Presidentit Trump për një vaksinë kundër koronavirusit para zgjedhjeve të 3 nëntorit, nuk do të përmbushen.
Të premten, gjigandi farmaceutik Pfizer njoftoi se nuk do të kërkojë autorizim emergjent për nxjerrjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit deri në fund të nëntorit.
Dy kompani të tjera kryesore janë në pritje. Një kompani e katërt, nuk ka gjasa të ketë rezultat deri në fund të vitit.
Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se një vaksinë do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, si pjesë e operacionit shumë të reklamuar nga administrata e tij ?Operation Warp Speed?, e krijuar për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës.
Shkencëtarë me peshë brenda dhe jashtë qeverisë kanë thënë prej kohësh se afati kohor nuk është realist. Duke pranuar situatën në fillim të muajit, Presidenti Trump fajësoi politikën pa dhënë shpjegime.
?Mendoj se duhet ta kemi para zgjedhjeve,? tha zoti Trump përmes një videoje të postuar në Twitter pak pas daljes së tij nga spitali pas trajtimit për COVID-19. ?Por sinqerisht, politika përfshihet, dhe kjo është situata, ata duan të luajnë lojërat e tyre. Do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve.?
Siguria përpara së gjithash
Në një deklaratë të premten, shefi i kompanisë Pfizer Albert Bourla tha se deri nga fundi i tetorit do të dihet nëse vaksina funksionon. Por nuk do të kalojë provat e sigurisë deri në fund të nëntorit.
?Siguria është dhe do të mbetet përparësia jonë kryesore,?tha zoti Bourla.
Varianti i kompanisë Pfizer është një prej vaksinave që po ndjekin një qasje të re për imunizimin. Në vend të injektimit të pacientëve me një virus të vdekur ose të dobët apo mikrobe të pjesshme, vaksina përmban udhëzime gjenetike për një pjesë të koronavirusit. Trupi i pacientit merr udhëzimet, të njohura si mRNA, dhe prodhon fragmentin e virusit. Sistemi imunitar reagon ndaj fragmentit, duke përgatitur trupin të luftojë kundër virusit.
Pfizer po bashkëpunon me firmën bioteknologjike gjermane BioNTech, e cila doli me udhëzimet gjenetike që po testohen në vaksinë. Deri tani rreth 40 mijë njerëz po marrin pjesë në provat klinike.
Para shqyrtimit për autorizim emergjent nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, kompania duhet të vëzhgojë të paktën gjysmën e pacientëve për dy muaj pas marrjes së dozës së fundit për të parë efektet anësore.
?Vlerësojmë se do të arrijmë një moment historik në javën e tretë të nëntorit,? shkruajti Bourla.
Një tjetër kompani, pararojë për vaksinën që përdor teknologjinë mRNA, Moderna gjithashtu pret rezultatet në fund të nëntorit.
Në pritje
Ndërkohë, dy prova të tjera të vaksinave janë ndaluar si rezultat i disa shqetësimeve lidhur me sigurinë e tyre. Kompania AstraZeneca tha se ndaloi përkohësisht provat e saj pasi të paktën një pjesëmarrës rezultoi me një sëmundje të pashpjegueshme.
Njoftimet nga media e kanë përshkruar sëmundjen si mieliti i tërthortë, një formë inflamacioni kurrizor që mund të shkaktojë dhimbje, dobësi dhe paralizë të gjymtyrëve, si dhe probleme të fshikëzës dhe zorrëve. Por kompania nuk ka konfirmuar diagnozën.
Pauzat për të kontrolluar raste të mundshme të sigurisë në provat e vaksinave nuk janë të rralla, thonë ekspertët, si dhe ka shumë faktorë përveç vaksinës që mund të kenë shkaktuar sëmundjen aktuale.
Prova ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë në pritje.
Një tjetër vaksinë që po përdor një qasje të ngjashme, nga kompania farmaceutike Johnson & Johnson, po ashtu është ndeshur me një pengesë sigurie, megjithëse problemet e saj mund të mos jenë të lidhura me vaksinën. Kompania njoftoi për një sëmundje të paspjegueshme në një prej pjestarëve të provës javën e kaluar.
?Po mësojmë më shumë rreth sëmundjes së këtij pjesmarrësi dhe është e rëndësishme të kemi të gjitha faktet para se të ndajmë informacione të mëtejshme,? tha kompania përmes një deklerate.
Ndërsa kanë marrë miliarda dollarë nga qeveria amerikane, kompanitë farmaceutike po ndërmarrin hapa të paparë për rritjen e prodhimit të vaksinës para daljes së rezultateve.
Megjithatë nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme menjëherë për të gjithë. Agjencitë qeveritare po hartojnë plane se kush mund ta marrë vaksinën i pari. Punonjësit e kujdesit shëndetësor, të reagimit të shpejtë dhe popullatat më të rrezikuara si dhe të moshuarit, ka gjasa të jenë të parët në rradhë.
Shefi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfied i tha Kongresit muajin e shkuar se mund të duhet kohë deri nga mesi i vitit të ardhshëm që shumica e amerikanëve të vaksinohet./VOA
Kryeministri Alexander De Croo ka deklaruar se në Belgjikë s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump,...
Kosova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për t...
Shifra shqetësuese nga koronavirusi raportohen sot nga Kosov...
E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin, Annette Widm...
Italia, Franca dhe Sllovenia njoftojnë për shtimin e rasteve...
Itali ka shtrënguar masat kufizuese në përpjekje për të ndal...
Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021...
Filmi i ri Antebellum nga Gerard Bush dhe Christopher Renz ë...
Franca u përfshi nga tubime në mbarë vendin me thirrjet pro ...
Zyrtarët në Australi kanë njoftuar se do të lehtësojnë masat...
Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull kanë ...
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën k...
Deklaratat e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian ...
Një embargo armësh 10-vjeçare, që Kombet e Bashkura i kishin...
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë si pasoj...
Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze u bosha...
Në shtetin amerikan Miçigan, autoritetet kanë kapur 13 perso...
Dhjetëra gra marshuan në rrugët e Minskut, duke kërkuar që Q...
Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregt...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...