Connect with Us

“Mos na bëjnë idiota”/ Artan Fuga rendit tre arsyet, pse çështja e detit nuk duhet të shkojë në Hagë

Politikë

“Mos na bëjnë idiota”/ Artan Fuga rendit tre arsyet, pse çështja e detit nuk duhet të shkojë në Hagë

Publikuar

-

“Mos na bëjnë idiota”/ Artan Fuga rendit tre arsyet, pse çështja e detit nuk duhet të shkojë në Hagë

Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama se është rënë dakord që Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit.

Fuga rendit tre arsye pse e kundërshton këtë gjë, teksa thotë se Shqipëria nuk ka asnjë qëndrim për këtë çështje, ndërsa Greqia e ka të qartë atë që kërkon.

Akademiku thotë se arsyeja e dytë është se nuk ka kush ta përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatë, ndërsa e treta është se gjykata nuk është vendimtare.

“Ne qytetarët nuk jemi fare të qetë sepse u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit. Sepse ne shohim që ne nuk kemi asnjë pozicion paraprak politik dhe juridik që edhe peshqit, delfinët, peshkaqenët, bretkocat, yjet e detit, kandidalët e detit, mjellmat janë të shqetësuara. Për tre arsye:

E para, sepse në një gjykatë ti shkon me një qëndrim: Akuzon, mbrohesh, ankohesh, kërkon drejtësi, je dakord me palën tjetër, apo si? Ne nuk kemi asnjë qëndrim, Greqia më ja lumsha e ka të qartë! Nëse je dakord me atë qendrim, atëhere pse na çon në gjykatë? Për t’u justifikuar pastaj? Asnjë justifikim nuk ka!

E dyta, kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë ka shumë rëndësi. Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë. Prandaj në Kuvendin e 25 prillit mos çojmë zara, të fortë lagjesh, servila, apo pula të struktura në pendët e kryetarëve, por njerëz që të jenë figura kombëtare. Mos çojmë individë që janë të mirë për këshilla bashkie a Komune!

LEXO EDHE:  “Marrëveshje Rama-Basha?”/ Kreu i PD tregon dy arsyet pse është e pamundur

E treta, gjykata nuk është vendimtare. Nëse vendimi është i drejtë dhe na shkon për shtat atëhere në rregull, por nëse vendimi është i padrejtë, ne duhet që tani të themi se mbi vullnetin e popullit shqiptar nuk ka Gjykatë që del. Sepse ka OKB, ka Nato, ka, Parlament europian. Në çështje kufitare ka jurisprudencë ndërkombëtare, por ka edhe vullnet politik shtetror. Vendimet e padrejta shqiptarët nuk i kanë njohur kurrë, që nga Ismail Qemali dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar!

Prandaj dakordësia për të shkuar në Gjykatë ndërkombêtare është një vërë në ujë, miku grek, përfaqësues i një vendi mikpritës ndaj shqiptarëve, vend i bukur në admirim, me tradita të lashta, me të cilët duhet të jemi miq, kot paska ardhur. Sepse këtë dakordësi mund ta kishin bërë me një sms ose me një mesazh në whatsapp. Deklaratat telegrafike mos na bëjnë idiota!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Disa arsye të vlefshme për të pirë më shumë birrë

LEXO EDHE:  Euro kalon mbi 128 lekë, 3 arsyet që po ndikojnë

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  “Marrëveshje Rama-Basha?”/ Kreu i PD tregon dy arsyet pse është e pamundur

LEXO EDHE:  Euro kalon mbi 128 lekë, 3 arsyet që po ndikojnë

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  “Viktimat rrahën Danjel Pepajn”/ Klodiana Lala zbulon telefonatën: Çfarë i tha autori vëllait pas vrasjes

LEXO EDHE:  “Marrëveshje Rama-Basha?”/ Kreu i PD tregon dy arsyet pse është e pamundur

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE