Connect with Us

Milani në telashe, dëmtohet në stërvitje lojtari më në formë i ekipit

Sport

Milani në telashe, dëmtohet në stërvitje lojtari më në formë i ekipit

Publikuar

-

Milani po gëzon një formë shumë të mirë këtë sezon dhe është në krye të Serie A pas katër javësh. Kuqezinjtë do duhet ta lënë menjanë për pak ditë kampionatin për të luajtur në Europa League, ku të enjten do të kenë përballë Selltikun. Përgatitjet për këtë ndeshje kanë nisur, por sot kuqezinjtë janë përballur me një lajm të keq.

Gjatë stërvitjes së sotme mësohet se ylli i ekipit, Hakan Çalhanoglu është dëmtuar dhe është dashur të lërë ambientet stërvitore me ndihmën e patericave. Mesfushori turk ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe do i nënshtrohet menjëherë vizitave mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Shpresohet të mos jetë dëmtim shumë serioz, por duke u nisur nga mënyra sesi Çalhanoglu është larguar nga stërvitja, është thuajse e sigurt se mesfushori nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e parë në grupet e Europa League ndaj Selltik të enjten.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Stefi Prifti poston këngën e Maradonës dhe bën mesazhin prekës për humbjen e legjendës

Publikuar

-

Nga

Humbja e Diego Maradonës ka pikëlluar sot gjithë botë. Reagimet kanë qenë me miliarda, teksa i madh e i vogël i kanë dhënë lamtumirë legjendës të futbollit argjentinas. Disa vargje të ndjera ka postuar edhe Stefi Prifti, të cilat i ka shoqëruar me një këngë që vëllezërit korçarë kanë kënduar për Maradonën disa vite më parë.

Stefi shkruan:

“Sa pashe lajmin e trishte te largimit nga jeta te legjendes, Maradona 🙏 Nuk e di! Gjate ketyre muajve ka pasur shume humbje jetesh dhe vazhimisht trishtohemi dhe ndoshta na rrjedh edhe nje pike lot..! Por, ky njeri, si lojtar i futbollit ishte i pazakonte! Vite me pare une dhe Endri, ne bashkepunim me poetin Pandi Laco dhe orkestruesin Gent Myftaraj realizuam dhe interpretuam ne Kenget e Shekullit te muzikes latine kete kenge, dedikuar legjendes Diego Maradona. Ne ate kohe une e perjetova shume fort kete kenge, duke e lidhur ne koshiencen time edhe me ne (degjoni tekstin me vemendje), por… kenga nuk pati impaktin e pritur nga ne..! Ndoshta, si nje dedikim per kete humbje te madhe te futbollit boteror do gjeje vendin e duhur ne kete dite te hidhur per gjithe sportdashesit RIP per kete talent te madh.” / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Interi merr goditjen e rëndë nga Reali, bindin kampionët e Bajernit. Atalanta shtang Liverpulin

Publikuar

-

Nga

U luajtën në orën 21:00, gjashtë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve ku nuk munguan surprizat. Padyshim që vëmendja ishte te kryendeshja mes Interit dhe Realit të Madridit, ku triumfoi skuadra e Zidanit me rezultatin 0-2.

Me këtë disfatë, interistëve do t’iu duhet një mrekulli në ndeshjet pasardhëse për të siguruar kualifikimin. Ndërkohë në sfidat e tjera. Atalanta e Gjimshitit shtangu Liverpulin në “Anfield” duke e mposhtur 0-2, teksa kampionët e Bajernit bënë detyrën në shtëpi ndaj Salcburgut.

Fitore bindëse edhe për Ajaksin dhe Porton. Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Atletikos së Madridit dhe Lokomotivës së Moskës.

REZULTATET: 

INTER-REAL MADRID 0-2

Hazard 7′ (p), Rodrigo 58′

BAJERN MYNIH-SALZBURG 3-1

Levandovski 43′ , Vober 52′ (autogol), Sane 68′ / Berisha 73′

ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA 0-0

AJAKS-MIDTJULAND 3-1

Gravenberç 47′ , Mazraui 49′, Neres 64′ / Mabil 81′ 

LIVERPUL-ATALANTA 0-2
Iliçiç 60′, Gosens 64′

MARSEJË-PORTO 0-2

Sanusi 39′ , Serxhio Olivera 72′ 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarja e dhimbshme/ Si e mori vesh djali i Maradonës vdekjen e të atit

Publikuar

-

Nga

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë sot në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmin tronditës për vdekjen e babait të tij, djali i Maradonës, Diego JR e ka marrë nga një telefonatë e një media që dëshironin prononcimin e tij për këtë lajm.

Këtë deklaratë e ka thënë gazetari i njohur Tankredi Palmeri: “Fatëkeqësisht një televizion e telefonoi atë për të marrë një reagim dhe kjo ishte mënyra se si Diego JR e kuptoi se babai i tij ka vdekur”, përfundoi Palmeri.

LEXO TE PLOTE