Connect with Us

Mediu ia thotë copë Bashës/ “Nuk shkoj pas dëshirave të tua, s’punoj si punëtor”

Politikë

Mediu ia thotë copë Bashës/ “Nuk shkoj pas dëshirave të tua, s’punoj si punëtor”

Publikuar

-

Mediu ia thotë copë Bashës/ “Nuk shkoj pas dëshirave të tua, s’punoj si punëtor”

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa është ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR-ja ka, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.

“Kur ti bën një koalicion, ka një vlerë elektorale historike, dhe në raport me të bën edhe vendosjen e emrit në listë. Unë nuk shkoj pas dëshirës së zotit Basha, unë s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër.”

Për të treguar se nuk i interesojnë mandatet, por interesi kombëtar, Mediu jep një shembull shumë të thjeshtë. “Nëse do më thonin midis Ramës kryeministër dhe PR me 20 deputet, apo PR 2 deputet pa Ramën kryeministër, zgjedh këtë të dytën”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Publikuar

-

Nga

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Duke marrë shkas nga disa foto të publikuara në media, ku shihet që qytetarët janë grumbulluar në vende të ndryshme pavarësisht situatës shëndetësore në vend, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje të fortë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaron se këto pamje na tregojnë se qytetarët nuk po e marrin shumë seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave.

Socialistja kërkon që qytetarët duhet të reflektojnë dhe të përdorin të njëjtat armë që po përdor e gjithë bota në betejën përballë Covid-19.

Të dashur qytetarë,

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës. Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë Covid-19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e Bashës në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë/ Balla i kërkon llogari

Publikuar

-

Nga

Taulant Balla zbulon strategjinë që PS mund të përdorë më 25 prill

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka shtruar disa pyetje ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për zhdukjen e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Balla ka publikuar deklaratën e Adnan Merovcit, ish-shoqëruesit të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka deklaruar në Hagë se Bashën e njihte si përkthyes.

Socialisti kërkon të dijë se përse Basha ndodhej në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë dhe përse kreu i opozitës nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare e Gjykatës.

Hapen dosjet dhe dalin dokumentat e Hagës. Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?

Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?

Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Kujtojmë se Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000”, shkruan numri 2 i PS-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dëmtimet nga tërmeti/ Ahmetaj: Deri në 31 dhjetor do të kemi kthyer në shtëpitë e reja 1000 familje

Publikuar

-

Nga

U dëmtua nga tërmeti/ Drejt përfundimit Shkolla 9-vjecare në Ahmetaq, Ahmetaj inspekton punimet

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka qenë sot në Fushë-Prezë, ku ka inspektuar punimet e shkollës 9-vjecare në Ahmetaq, e cila do të rihapë dyert për nxënësit e mësuesit në 26 Nëntor.

Gjatë fjals së tij, Ahmetaj tha se jemi në fazë të avancuar , në ditët e fundit para inagurimit ku po bëhen punimet e fundit dhe pastrimet .

“Shkolla ka me 9 klasa, 3 laboratorë, palestër e bibliotekë moderne, dhe të gjithë ambientet ndihmëse.

Ridërtimi vazhdon në të katër programet e veta, me shtëpitë individuale, ku deri në 31 dhjetor do të kemi kthyer në shtëpitë e reja 1000 familje në Durrës, Tiranë, Shijak , Kavajë e zona të tjera të dëmtuara.

LEXO EDHE:  Basha kërcënon hapur Ramën

LEXO EDHE:  Fleckenstein: Nuk e kuptoj Bashën dhe qëndrimin e PD-së për Reformën në Drejtësi

Me grantet e rindërtimit vazhdojmë të ndihmojmë familjet për të rikthyer në shtëpitë e tyre, aty ku dëmet janë të lehta dhe mesatare. Me pallatet kemi filluar në të gjithë territorin dhe po piketohen themelet për pallatet e reja”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE