Connect with Us

Kryemadhi “zbërthen” mesazhet e koduara të Ramës për Metën/ Po kërkon pazare

Politikë

Kryemadhi “zbërthen” mesazhet e koduara të Ramës për Metën/ Po kërkon pazare

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kryemadhit, deklaratat e Ramës drejtuar presidentit, janë mesazhe të koduara, ndërsa  theksoi se kryeministri po kërkon pazare për të shpëtuar kokën e tij.

Kryemadhi tha se sulmet e Ramës ndaj kreut të shtetit, tregojnë friken e panikun e këtij të fundit.

Debati mes Presidentit e kryeministrit në ikje është në këndvështrimin tim për sa i njoh në PS apo edhe në elektoratin e majtë, angazhimi i Ramës me aq devotshmëri nuk tregon gjë tjetër vec frikë e panik të tij.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Prokuroria fillon hetimet për një drejtor të Ramës/ Ja kush është

Sot prekja e kushtetutës dhe mosfunksionimi i reformës në drejtësi, është më e rëndë. Ajo që dua të theksoj është se sulmet e Ramës për Metën, janë një ftesë për të hyrë e për të bërë pazar për kokën e tij. Por, sot largimi i vëmendjes është nga problemet kryesore. Largimi i vëmendjes tregon jo vetëm mungesën e alternativës, por edhe të hapsirave që do ketë në të ardhmen.” u shpreh Kryemadhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Publikuar

-

Nga

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur sot një takim me strukturat e PD-së së Kukësit dhe të rinjtë e forumit në këtë qytet.

Demokrati e cilëson Kukësin si portën strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin.

Ai thekson se PD dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, janë zotuar publikisht se në ditën e parë të punës në qeveri, do të heqin traun që sipas tij, po rrjep shqiptarët.

E pranoj se kam debulesë për Kukësin. I vetmi qytet i Shqipërisë kandidat për çmimin Nobel për Paqe. Mikpritje dhe bujari e jashtëzakonshme.

Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!

Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill!

PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet!“, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rithemelimi fillon me rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008/ Patozi: Ja pse heshtin Rama, Meta e Basha

Publikuar

-

Nga

“Patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave”/ Patozi mesazh ngushëllimi për humbjen e Koço Devoles

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shkruar se rithemelimi i Republikës fillonme rrëzimin e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008.

Nëpërmejt një statusi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se reforma në drejtësi është e nevojshme, por e pamjaftueshme. Sipas koordinatorit të BD vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale, e cila duhet të vijë në fillim si propozim i opozitës.

“RITHEMELIMI I REPUBLIKËS FILLON ME RRËZIMIN E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE TË VITIT 2008
(Rrugëtimi i Bindjes Demokratike – 5)

Prill 2016. Platforma e plotë se si mund të dilet nga kriza e thellë politike, që ka ushqyer një sistem politik të kalbur dhe të korruptuar në Shqipëri.

Reforma në drejtësi është e nevojshme dhe e mirëpritur, por e pamnaftueshme. Vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale, e cila duhet të vijë në fillim si propozim i opozitës.

Ja pse heshtin Rama, Meta dhe Basha për ndryshimet kushtetuese, që mbajnë në këmbë kryetarokracinë”, shkruan Patozi në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon videon/ Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD letër KQZ: Merrni masat për monitorimin e qendrave të votimit

Partia Demokratike ka publikuar një videomontazh dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në video shihet tavolina e kryeministrit Edi Rama e mbuluar nga pluhuri, ndërsa mbi të gjenden bojrat e vizatimit të kreut të qeverisë.

PD pretendon se kryeministri ka 119 ditë pa shkuar në zyrë, ndërsa thekson se qytetarët kanë nevojë për një qeevri që punon për ta.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Facebook Edi nuk punon për ju”, shkruan PD krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE