Connect with Us

Kreshnik Spahiu tregon katër mënyrat/ Si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet për çështjen e detit

Politikë

Kreshnik Spahiu tregon katër mënyrat/ Si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet për çështjen e detit

Publikuar

-

Zgjedhjet fars të Bashës/ Spahiu: Janë përjashtuar të gjithë themeluesit e PD-së

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tregoi katër mënyrat se si mund të zgjidhet mosmarrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar.

Spahiu tha se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me ndërmjetësimin e një pale të tretë, nëpërmjet arbitrazhit kombëtar, gjykaës për çështjen e detit ose gjykatës së Hagës.

“Janë 4 rrugët ligjore për konkretizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë

Arbitrazhi ndërkombëtar

Gjykata për çështjet e detit

Gjykata e Hagës

Procedurat në Hagë funksionojnë 4-5 vite, në 2025 do e diskutojmë. Meren referencat, pretendimet e të gjitha palëve. Madje duhet shkuar dhe me një marrveshje të mosmarrëveshjes. Pra cilat janë pikat që nuk merren vesh palët. Prapë duhet të ulen në tryezë”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Meta thirrje të fortë qytetarëve/ Më 25 prill do ketë Referendum mbarëkombëtar

Sipas tij, politika shqiptare ka treguar se është tërësisht e papërgatitur. Spahiu theksoi se Haga është zgjidhja e vetme, por pretendon se në këtë rast ka përfituar dhe Greqia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dita kundër dhunës ndaj grave/ Manastirliu jep mesazhin e fortë: Ta ndalim një orë e më parë

Publikuar

-

Nga

Dita kundër dhunësn ndaj grave/ Manastirliu jep mesazhin e fortë: Ta ndalim një orë e më parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë një mesazh të fortë duke marrë shkas dita kundër dhunës ndaj grave.

Manastirliu e cilëson dhunën ndaj grave si një pandemi hije, që duhet ndalur një orë e më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar fotot e ministrisë së Shëndetësisë, e cila është veshur me portokalli dhe thotë se çdo grua e shpëtuar nga kthetrat e dhunës është një histori suksesi.

T’i japim fund dhunës ndaj grave, kësaj pandemie hije që duhet ndalur një orë e më parë! Çdo grua që shpëtojmë nga kthetrat e dhunës është një histori suksesi, për të cilën mund të themi: Ja dolëm!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndriçoi portokalli mbëmjen e sotme, në çeljen e fushatës kundër dhunës ndaj grave. Me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe ambasadoren e Suedisë në Shqipëri znj. Elsa Hastad, u bëmë bashkë për të rritur ndërgjegjësimin, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave“, shkruan ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon Hekuran Dukën/ Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit

Publikuar

-

Nga

Basha takon Hekuran Dukën/ Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka.

Basha tregoi se me Dukën diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës.

Ai theksoi se prioritet për ta është përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik.

Prioriteti jonë është përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik. diskutuam edhe për projekte të përbashkëta, ku theksova vendosmërinë që në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë t’i kalojmë me solidaritet. Të avancojmë të gjitha projetket që sigurojnë punësimin, zhvillim edhe në trevën e Dibrës së Madhe”, u shpreh kreu i opozitës.

Nga ana tjetër, Hekuran duka deklaroi se projektet që diskutoi me Bashën janë vitale për ngjalljen e Dibrës së Madhe.

E konsideroj takim me vëllezërit dhe motrat shqiptare. Jemi të interesuar që politika shqiptare të jetë më aktive në vendosjen e bashkëpunimit kombëtar e ekonomik. Projektet që i përmendi kryetari janë vitale për ngjalljen e Dibrës së Madhe. Është një zonë e verbër, s’ka zhvillim të duhur ekonomik megjithëse kontributi historik është i  theksuar dhe evidente. Presim nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj treve, dhe kjo ka filluar e mbaruar me rrugën e Arbërit që e shohim si shpresë të madhe.

Projektet e tjera që i përmendi kryetari duhen me intensitet më të madh, që të kemi integrimin brenda shqiptarëve. E falënderoj kreun e PD, Lulzim Bashën për mikpritjen. Do jemi në kontakt edhe me parti e faktorë të tjerë politik. Jemi të interesuar që politika shqiptare të mbajë frymën lart të patriotizmit, kombëtarizmit, ekonomisë e kulturës. Këto pengesa që i kemi politike që të vijmë deri tek itnegrimi mbarëshqiptar, dhe të bëhemi faktor i rëndësishëm”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj grave/ Najada Selmani “shuplakë” qeverisë: Mos hesht

Publikuar

-

Nga

Dhuna ndaj grave/ Najada Selmani “shuplakë” qeverisë: Mos hesht

Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, ka bërë një reagim të ashpër për dhunën ndaj grave.

Duke marrë shkas nga dita kundër dhunës ndaj grave, Selmani deklaron se qeveria dhe organizatat po hestin për një fenomen të rëndë.

Ajo thekson qëndrimin e saj krah grave të dhunuara, ndërsa thotë se po lutet që nesër të gjitha femrat të kenë të drejtat, lirinë dhe pavarësinë e tyre.

Në ditën kundër dhunës ndaj grave Qeveria hesht! Organizatat në vend heshtin! Gratë në vetvete heshtin! Edhe kur flasim mbeten vetëm fjalë! Sot jam pranë të gjitha atyre grave të dhunuara në vendin tonë! Nënave, motrave, nuseve që dhunohen sistematikisht. Jam pranë tyre me lutje në Zot! Perëndia qoftë me to, me hir dhe meshirë! Qofshin ditët e tyre të sigurta dhe plot shpresë! Sot lus zotin që nesër gratë të kenë të drejtat, lirinë dhe pavarësinë e tyre!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE