Connect with Us

Kontratë 4-vjeçare, Skënderbeu zyrtarizon afrimin e radhës

Sport

Kontratë 4-vjeçare, Skënderbeu zyrtarizon afrimin e radhës

Publikuar

-

Joan Çela është lojtari më i ri i Skënderbeut. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi korçar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori ka qënë pjesë e Luftëtarit në sezonin që kaloi, duke dhënë kontributin e tij.

Çela firmosi një kontratë katër vjeçare, me shpresën se do ambientohet sa më shpejt me Klubin e ri.Skënderbeu pësoi revulucion në verë, ku u larguan shumë lojtarë kryesorë. Kjo bëri që të kishte shumë hapësira në ekip, e më pas ndërhyrja në merkato të ishte e detyrueshme. Në pankinë u ul një ekspert si Juljan Ahmataj, i cili synon ringritjen e ekipit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Diego Armando Maradona

Publikuar

-

Nga

Ka ndërruar jetë kampioni i botës Diego Armando Maradona. Mediat argjentinase bëjnë me dije se ai ndërroi jetë në spital.

Maradona ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

Ai sapo kishte mbushur 60 vjeç, ndërsa ka patur një gjendje shëndetësore të rënduar prej disa vitesh. Shkaku i humbjes se jetes ka qene nje arest kardiak, njoftojme mediat argjentinase.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Boateng: Messi më bëri të mendoj tërheqjen nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Kevin-Prince Boateng ka thënë se kur pa Lionel Messin se ishte aq i mirë gjatë qëndrimit të tij te Barcelona, mendoi të pensionohej nga futbolli.

Boateng iu bashkua skuadrës katallanë në një lëvizje të papritur në janar të vitit 2019, duke qëndruar gjashtë muaj i huazuar, kur arriti të fitonte titullin e La Ligas, pavarësisht periudhës së shkurtër atje.

33 vjerçari më pas u transferua te Fiorentina, Bestikas, dhe në fund te Monza, pjesë e të cilës skuadër është aktualisht.

“Gjashtë muajt e parë te Barcelona ishin të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar fillimisht Boateng, përcjell lajmi.net.

“Fillimisht, nuk e besoja atë. Mendova se ishte Espanyol që më dëshironte mua, jo Barcelona reale”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë mua. Unë gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha me të u ndjeva joadekuat për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të pabesueshme. Unë ndjeva sikur po thoja. Unë kam mbaruar, unë do të pensionohem”

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE’ Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi/ Kuksianët gjejnë avantazhin, mbyllen pjesët e para

Publikuar

-

Nga

Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi janë dy përballjet e fundit të kësaj jave në Superiore. Të dyja kane nisur prej orës 16:45 dhe po luhen aktualisht….

LIVE’ TEUTA-VLLAZNIA 0-0

FORMACIONET:
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

LIVE’ KUKËSI-LAÇI 1-0

FORMACIONET:
Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Ymeri, Lulaj, Limaj, Taipi, Matheus Leiria, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Rraman Hallaçi
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Rapo, Teco, Xhixha, Harmon. Trajner: Armando Cungu.

LEXO TE PLOTE