Connect with Us

Hetoi gjyqtarin për fshehje financash/ Pasuria e prokurores Elsa Kareçi

Vetingu

Hetoi gjyqtarin për fshehje financash/ Pasuria e prokurores Elsa Kareçi

Publikuar

-

Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  në listën me 120 gjyqtarë dhe prokurorë, që do të kalonin në sitë, radhiti edhe Elsa Kareçin, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Duket se hetimet ndaj saj kanë zgjatur dhe deri më tani nuk rezulton e piketuar për t’u përballur drejtpërdrejt me Vettingun.

Prokurorja Kareçi, para se të vinte në Prokurorinë e Tiranës e ka ushtruar profesionin në Prokurorinë e Kavajës.

Në vitin 2006, në Kavajë, prokurorja ka pasur në duar një dosje të konsideruar të rëndë.

 Artan Gjermeni

Për shkak se objekt hetimi ishte një gjyqtar. ILKDPKI, kishtë bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjykatës së Lushnjes, në atë kohë, Artan Gjermeni. ILDKPKI pretendonte se Gjermeni nuk justifikonte rreth 70 milionë lekë të vjetra. Fillimisht dosja ishte në duar të një tjetër prokurori, i cili i pushoi hetimet dhe pas ankimimit të ILDKPKI, në Prokurorinë e Përgjithshme, dosja i kaloi prokuroes, Elsa Kareçi.

Kjo e fundit pas disa muajsh hetimesh, vendosi të pushojë çështjen me argumentin se “fakti nuk ekziston si vepër penale”.

Kjo sa i përket aspektit profesional, ku është lakuar emri i prokurores, ndërdsa në aspektin financiar, e njëjta rezulton se të ardhurat i ka nga paga e saj, dhe nga bizneset e bashkëhortit.

Më poshtë po sjellim pasurinë deklaruar nga prokurorja Elsa Kareçi.

Viti 2003

Tokë bujqësore, përfituar nga ligji 7501.

Të ardhura nga paga si prokurore, 61.6 mijë lekë.

Të ardhura nga pensioni 6.6 mijë lekë.

Të ardhura nga pensioni, 7.0 mijë lekë.

Të ardhura nga paga (nuk e përcakton identitetin),  1.78 mijë lekë nga Drejtoria Arsimore në Durrës.

Viti 2004

Tokë bujqësore, me sip 18 dynym, përfituar nga ligji 7501.

Truall ndërtimi me sip.400 m2, me vlerë, 128 000 lekë.

Deklaron edhe pasuri të tjera, që nuk dihet se çfarë janë, pasi janë të sekretuara, ku njëra ka vlerën e 300 000 lekëve dhe tjetra 7 643 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, 936 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 82 400 lekë dhe 109 200 lekë.

Shpërblim, 50 000 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait nga Drejtoria Arsimore, Durrës, 294 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si prokurore, 936 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 82 400 lekë dhe 109 200 lekë.

Viti 2006

Depozitë me afat një vjeçar, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore,902 995  lekë.

Pensionet e prindërve, 103 700 lekë dhe 121 700 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 260 000 lekë.4

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 271 161 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 24 555 lekë.

Viti 2007

Tërheqje e depozitës bankare në shumën 417 998 95 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë e më pas në Tiranë, 887 569 lekë.

Shpërblim,35 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 12 240 lekë dhe 140 400 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 302 400 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 273 200 lekë.

Viti 2008

Shitur automjeti, 500 000 lekë.

Blerë automjeti, 200 000 lekë.

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 858 886 lekë.

Pensionet e prindërve, 129 600 lekë dhe 157 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 350 400 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 304 800 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë me afat 84 muaj. Pa shlyer 955 947 lekë.

Viti 2009

Kursime nga paga, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 888 266 lekë.

Pensionet e prindërve, 140 000 lekë dhe 156 800 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 413 500 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 413 500 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë me afat 84 muaj. Pa shlyer 876 785 72 lekë.

Viti 2010

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 982 115 lekë.

LEXO EDHE:  Pasuria e Alfred Pezës/Nga aksionet bankare te kredia në $, hetimi nxjerr zbuluar deputetin

Pensioni i babait, 140 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 413 500 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 413 500 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë me afat 84 muaj. Mbyllur e gjitha.

Viti 2011

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 661 502 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 200 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 158 400 lekë dhe 183 600 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 483 600 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 486 000 lekë.

Të ardhura nga paga e prapambetur si prokurore në Kavajë, 981 500 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 645 712 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 50 000 lekë.

Viti 2013

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 799 985 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 45 000 lekë.

Viti 2014

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 956 984 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 100 000 lekë.

Bashkëjetuesi Eduard Shpata, shtëpi banimi në Tiranë, me sip ndërtimi 170 m2dhe 60 m2 oborr, dhuruar nga prindërit.

Bashkëjetuesi, tokë bujqësore, ullishte me sip 2 000 m2, me vlerë 30 000 euro.

Bashkëjetuesi, tokë bujqësore në Bajzë, Shkodër, me sip.10 000 m2, me vlerë 50 000 dollarë amerikanë.

Bashkëjetuesi, Benz Mercedez.

Bashkëjetuesi, hua 200 000 euro.

Bashkëjetuesi, me kapital 100 000 lekë në shoqërinë “Shpata”.

Bashkëjetuesi, me kapital 334 114 740 lekë në shoqërinë “Miami Beach”.

Bashkëjetuesi, të ardhura nga shoqëria “Shpata”, 1 721 009 lekë.

Bashkëjetuesi, hua 200 000 euro nga Fabrika e Pasurimit të Kromit, Bulzië. Paguar 105 000 euro dhe 4 000 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogarinë bankare, -185 692 01 lekë.

Gjendje cash 150 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 824 150 76 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 198 569 82 lekë.

Kredi në shumën 1 500 000 00 lekë, për mobilim shtëpie. Pa shlyer 1 522 838 77 lekë.

Gjendje cash të bashkëjetuesit, 200 000 lekë.

Bashkëjetuesi, të ardhura si administrator nga shoqëria “Shpata”, 400 000 lekë.

Bashkëjetuesi, të ardhura nga shoqëria “Shpata”, 530 589 lekë.

Viti 2016

Gjendja e llogarisë – 511 450. 61 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 886 843 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes, 114 400 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 511 450 61 lekë.

Kredi në shumën 1 500 000 00 lekë, për mobilim shtëpie. Pa shlyer 1 347 921 lekë.

Bashkëjetuesi, deklaron truall me sip 529 m2, truall me sip 291 m2, truall me sip 349.3 m2, truall me sip.1 859 m2, truall me sip. 301 m2, dhe truall me sip.813 m2, ku zotëron 25 %, dhe përfituar nga trashëgimia.

Bashkëjetuese, gjendje cash, 1 000 euro.

Bashkëjetuesi, të ardhura si administrator nga shoqëria “Shpata”, 319 680 lekë.

Bashkëjetuese, të ardhura nga shitja e dy automjeteve, 5 000 euro dhe 40 000 lekë.

Bashkëjetuesi, dhuratë nga një familjar, 200 euro.

Viti 2017

Gjendje llogarie, 397 474 94 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 1 247 576 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 500 000 lekë.

Kredi në shumën 1 500 000 00 lekë, për mobilim shtëpie. Pa shlyer 1 175 020 96 lekë.

Bashkëjetuesi të ardhura nga shitja e tokës bujqësore, ullishte, 15 000 euro.

Bashkëjetuesi, investim për të hapur nëj ambjent tregtar, 200 000 lekë.

Gjendje cash, 2 000 euro.

Viti 2018

Gjendje e llogarisë -414 363 63 lekë.

Gjendje cash, 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 1 197 462 lekë.

Kredi e marrë në shumën 1 750 000 lekë. Me këtë shumë ëhstë mbyllur kredia e marrë në vitin 2015. Pa shlyer është shuma 1 719 590 82 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 470 000 lekë.

Bashkëjetuesi detyrim 360 000 lekë në bazë të një vendimi gjykate./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha, i cili votoi kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

LEXO EDHE:  Milionerët e dyshimtë të Komisionit të Vettingut/ Inspektoriati i deklarimit fsheh pasuritë e tyre?

LEXO EDHE:  Prokurori i “përmbytjeve”/ Ervin Karanxha "noton" në varfëri

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kur vettingu në polici bën krimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese. Lidhur me shkarkimin e Shabanit kanë reaguar shumë njerëz të botës së medias si Artan Hoxha, Arsen Rusta por edhe kolegë të Gardës dhe uniformave blu të cilët janë shprehur se Garda e Republikës sot ka humbur një oficer model, që ka shërbyer në të gjitha qeveritë postkomuniste.

Për komisionin vlerësues ishte një subjekt që nuk arriti të vërtetojë dot se për pasurinë e tij, në përbërje të së cilës ishte vetëm një apartament parafabrikat 71 m katrorë në periferi të Tiranës, për të cilin kishte kontribuar vëllai, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kush ishte ky “peshk i madh” i kapur nga drejtësia e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit sot?

Kolonel Besim Shabani për këdo që e njeh ndër rradhët e punonjësve të Gardës që prej vitit 1993, ishte një Oficer shembull, i devotshëm, bashkëpunues me institucionet shtetërore, i disiplinuar dhe kurdoherë i gatshëm për të ofruar ndihmën e tij. Ishte profesionisti që mori pjesë në qindra delegacione të huaja që vizituan Shqipërinë, ishte Oficeri që nderonte imazhin e Gardës në sajë të etikës së pashembullt dhe integritetit moral.

LEXO EDHE:  Fusha si Llalla/ Donika Prela amniston nga hetimet, ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës?

LEXO EDHE:  Milionerët e dyshimtë të Komisionit të Vettingut/ Inspektoriati i deklarimit fsheh pasuritë e tyre?

Ushtaraku që e nisi karrierën pas përfundimit të Shollës së Bashkuar Skënderbej ka punuar në vite të vështira duke rrezikuar jo pak herë jetën në krye të detyrës. I ka ngjitur shkallët e karrierës duke merituar çdo detyrë që i është besuar, duke mos bërë kurrë kompromise që shkelnin parimet e tij të moralit.

Por, mesa duket për Komisionin e Vetingut e gjithë kjo nuk mjafton.

Kjo që ndodhi sot nuk është vetting por krimi i rradhës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

Publikuar

-

Nga

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

Komisioni i Jashtëm i Vetingut shkarkon Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika. Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë.

LEXO EDHE:  Milionerët e dyshimtë të Komisionit të Vettingut/ Inspektoriati i deklarimit fsheh pasuritë e tyre?

LEXO EDHE:  U pezullua pasi fshehu të shkuarën/ Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin për Luan Dacin

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

 

 

LEXO TE PLOTE