Politikë
“FRPD fuqizohet çdo ditë e më shumë”/ Këlliçi: Shpresa e të rinjve frymëzim për një Shqipëri më të mirë

Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, ka publikuar disa foto me të rinjtë e gjimnazit Qemal Stafa.
Këlliçi deklaron se FRPD fuqizohet dita ditës me energjinë dhe dinamizmin e jashtëzakonshëm të gjimnazeve në të gjithë Tiranën.
Demokrati thotë se shpresa dhe ëndrrat e këtyre të rinjve e frymëzojnë për ta bërë Shqipërinë edhe më të mirë.
“Çdo ditë e më shumë! FRPD fuqizohet dita ditës me energjinë dhe dinamizmin e jashtëzakonshëm të gjimnazeve në të gjithë Tiranën. Këtë rradhë ishim me gjimnazistët e Qemal Stafës. Shpresa, ëndërrat dhe aspiratat e këtij brezi janë frymëzimi im më i madh për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri si e gjithë Europa.
Nxënësit, studentët dhe çdo i ri i FRPD punon sot kokëulur që nesër të jetojë kryelartë në Shqipërinë e vërtetë të shqiptarëve dhe jo të një pakice që mban peng të ardhmen e të rinjve”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...