Connect with Us

Dokumentet/ KPK zhytet në “korrupsion” për të shpëtuar gjyqtaren Irena Ibrahimi, në fillim falsifikon vendimin, më pas bën një tjetër “gafë”, e korrigjon!

Vetingu

Dokumentet/ KPK zhytet në “korrupsion” për të shpëtuar gjyqtaren Irena Ibrahimi, në fillim falsifikon vendimin, më pas bën një tjetër “gafë”, e korrigjon!

Publikuar

-

Dokumentet/ KPK zhytet në “korrupsion” për të shpëtuar gjyqtaren Irena Ibrahimi, në fillim falsifikon vendimin, më pas bën një tjetër “gafë”, e korrigjon!

Ndërsa të gjithë qytetarët e kanë shpresën tek institucionet e Vettingut për të gjetur drejtësi, nga to dalin skandale edhe më të mëdha se të gjykatave. Një nga këto raste edhe edhe ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, cili më datë 21.07.2020 ka shpallur vendimin për subjektin e rivlersimit, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gjirokastër Irena Ibrahimi. Trupa ishte e përbërë nga komisionerët Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici anëtar dhe Lulezim Hamitaj relator.

Po ku qëndron skandali? 

Gjatë shpalljes së këtij vendimi, publikisht, kryesuesja e trupit gjykues Brunilda Bekteshi, ka relatuar se për një nga çështjet e shqyrtuara përgjatë procesit të Vettingut për Irena Ibrahimin, ishte vendosur ‘transferimi për shqyrtim pranë ILD, për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore’.

Më datë 10.08.2020, në faqen zyrtare të KPK, është publikuar vendimi me nr. 276  datë 21.07.2020 për subjektin e rivlerësimit Irena Ibrahimi.

Në dispozitivin e vendimit, trupi gjykues ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivleresimit Irena Ibrahimi.

Nga përmbajtja duket qartë se trupi gjykues, përkatësisht komisioneret Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulezim Hamitaj ‘kanë harruar’ atë çfarë kanë vendosur më datë 21.07.2020, duke mos transferuar një çështje për inspektim pranë ILD, si ishin shprehur përgjatë publikimit të shpalljes së vendimit për këtë subjekt të rivleresimit.

Me datë 18.10.2020, portali Infront.al publijkoi lajmin me titull ‘ Brunilda Bekteshi, Lulëzim Hamitaj dhe Olci Komici falsifikojnë vendimin e Irena Ibrahimit’, duke përmendur pikërisht faktin se në vendimin e arsyetuar nuk gjendej asnjë gjurmë e asaj që ishte vendosur nga e njëjta trupë gjykuese në seancën e shpalljes së vendimit më datë 21.07.2020.

Ku qëndron pjesa më e rëndë e manupulimit?

Ndodhur në këto rrethana, anëtarët e trupit gjykues, janë mbledhur më datë 19.10.2020 (pasi kanë ardhur në dijeni se mediat dhe publiku ishin informuar për rrethanat e rreme të vendimit të tyre të arsyetuar) kanë marrë një vendim tjetër me nr. 276/1, datë 19.10.2020, ‘për korrigjimin e vendimit nr. 276 datë 21.07.2020’.

Ky vendim i ri i këtyre komisionarëve, provon tërësisht anën subjektive dhe të vepruarit me dashje të drejtpërdrejtë për të falsifikuar vendimin datë 21.07.2020 dhe në kushtet kur ky falsifikim dhe shpërdorim i pastër detyrës  është bërë i njohur mediatikisht, kanë nxituar vetëm një ditë pas publikimit të lajmit, ta ndreqin me një vendim të paligjshëm. Vendimi nr. 276/1 datë 19.10.2020 është  në kundërshtim me ligjin pasi, përmbajtja e tij nuk ka të bëjë kurrsesi më një korrigjim të vendimit nr. 276 datë 21.07.2020, dhe se korrigjimi i një vendimi mund të bëhet dhe bëhet vetëm për rastet e parashikuara shprehimisht në nenin 112 të ligjit nr. 44/2015 ‘Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  KPK dorëzon dosjen tek Krimet e Rënda/ Petrit Fusha nën hetime

Dashja si element i lënies subjektive të veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 dhe 248 të konsumuara nga Brunilda Bekteshi, Lulezim Hamitaj dhe Olsi Komici është i faktuar edhe për sa kohë që këta shtetas kanë dijeni të ligjit dhe të faktit se cilat janë kriteret ligjore të nenit 112 të ligjit 44/2015.

Dijenia e tyre mbi këtë dispozitë është e bërë tashmë publike dhe në vendimin nr 161/3, datë 03.09.2019 ‘për korrigjimin e gabimeve materiale në vendimin nr. 161, date 18.06.2019’ e dhënë nga po këta komisionerë .

Korrigjimi i vendimit lidhet me gabime materiale dhe jo me vënien dhe rregullimin e pasojave të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të akteve administrative (vendime të KPK) si dokumente zyrtare.

Në këto kushte vendimi me nr. 276/1, date 19.10.2020 është tërësisht i paligjshëm sipas dhe vetë parashikimit të nenit 109 të Kodit të Procedurës Administrative.

Sa është përshkruar me sipër, provon tërësisht vijën kriminale të këtyre komisionerëve në shpërdorim të detyrës dhe në falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Sipas praktikës tashmë të ‘konsoliduar’ të vetë KPK, për të gjitha rastet kur KPK çmon për transferim të çështjeve pranë ILD për inspektim të mëtejshëm për shkelje të mundshme disiplinore, kjo vjen vetëm pas analizës së hollësishme ( për sa mund ta bëjnë këta komisionerë) të çështjes që në fund transferohet pranë ILD.

Në rastin konkret Brunilda Bekteshi dhe lulzim Hamitaj, kanë hequr nga arsyetimi i vendimit nr 276, datë 19.10.2020 për Irena Ibrahimi, tërësisht çështjen, e cila do të duhet të transferohet pranë ILD.

Çështja Civile me palë ndërgjyqësve paditëse A.C, e të paditur Zyra Përmbarimore……. Shpk dhe me objekt ‘Kundërshtim i veprimeve përmbarimore’, të shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe të përfunduar me vendimin nr …. datë 12.05.2015 , të cilën sipas vendimit për korrigjimin e vendimit nr. 276, datë 21.07.2020 e kanë  transferuar në ILD,  NUK NDODHET E ARSYETUAR , E SHQYRTUAR DHE E MARE NE ANALIZE NE ASNJE GERME TE VENDIMIT  NR 276 DATE 21.07.2020 TE PUBLIKUAR NE FAQEN ZYRTARE TE KPK.

Brunilda Bekteshi dhe Lulezim Hamitaj, përkatësisht kryesuesi dhe relatori i çështjes, kanë falsifikuar duke hequr nga pjesa arsyetuese këtë çështje dhe duke e hequr edhe nga dispozitivi me tej.

Pas bërjes publike të këtij falsifikimi, ata nxituan vetëm një dite më vone për të ‘ndrequr’ situatën, por  e kanë bërë këtë vetëm në pjesën e dispozitivit , duke harruar se e kanë hequr këtë çështje fare nga vendimi me nr. 276 date 21.07.2020./Infront.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Vendimi për Donika Prelën/ Ish-ministri i Ramës kundër Vettingut

LEXO EDHE:  KPK dorëzon dosjen tek Krimet e Rënda/ Petrit Fusha nën hetime

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Çfarë tha Lulzim Basha dje në Opinion

LEXO EDHE:  100 mijë dollarë në llogari të kryegjyqtarit/ Si tentoi të fshihte pasurinë Arben Zefi?

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Vendimi për Donika Prelën/ Ish-ministri i Ramës kundër Vettingut

LEXO EDHE:  50 euro në pasaportë për të kaluar kufirin/E pëson keq 32-vjeçari në Durrës

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: