Connect with Us

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Sociale

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Publikuar

-

Disa masa të dobishme kundër Covid-19

Nga Erion Dasho 

*Duke qënë se vazhdon debati i kotë mbi mbajtjen e maskave në rrugë dhe, nga ana tjetër, ministria dhe komiteti duket se nuk kanë ndërmend të hedhin hapa domëthënës në zbatimin e trinomit testo-gjurmo-trajto, po përmend disa masa që janë realisht të dobishme për kufizimin e përhapjes së COVID-19:

1. Kujdes i shtuar nga çdo person e familje. Në se një pjestar i familjes ka shenja që sugjerojnë për COVID, familja duhet të izolohet dhe brenda familjes, personi i prekur duhet të qëndrojë në dhomë më vete dhe të zbatohen masat e përkujdesjes për të prekurit me COVID në familje (shih statuset e mia të javëve të kaluara). Insistoni që të paktën një pjestar i familjes të kryejë patjetër testin COVID. Lajmëroni personat me të cilët keni patur kontakte gjatë ditëve të fundit për këtë situatë!

2. Respektim i distancës prej të paktën 2m si në mjedise të jashtme dhe të brendshme (si kur mbahet, ashtu edhe kur nuk mbahet maskë).

3. Respektim i distancës 2m sidomos kur bisedon me dikë! Mundohu që biseda të zgjatë sa më pak (idealisht nën 5 minuta) dhe mos flisni me zë të lartë!

4. Shmangni klubet e restorantet sa më shumë që të jetë e mundur! Kur vendosni të shkoni zgjidhni klube që respektojnë distancën midis tavolinave dhe karrigeve dhe mundohuni që t’i frekuentoni këto mjedise vetëm me familjarët me të cilët qëndroni në të njëjtën banesë.

5. Shmangni festat familjare dhe mundohuni që në raste hidhërimesh t’i dërgoni ngushëllimet me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

6. Shmangni vizitat në miq dhe të afërm, sidomos kur këta janë prindër të moshuar, persona të prekur nga sëmundje kronike apo persona të tjerë që u përkasin grupeve në risk për COVID.

LEXO EDHE:  E paskan fshehur mirë/ David dhe Victoria Beckham të infektuar me Coronavirus

7. Shmangni çdo grumbullim! Këto ditë kur shohim të organizohen takime elektorale, u rekomandohet drejtuesve politikë dhe antarëve të partive politike të shmangin çdo takim elektoral në sallë duke i zëvendësuar këto me takime virtuale.

8. Shmangni përdorimin e transportit publik! Pavarësisht se çfarë pretendohet, nga pamjet dhe bisedat që bëj me kolegë e miq në Shqipëri, transporti publik është kthyer në vatër lëvizëse të transmetimit të COVID. Më mirë ecni se sa të ekspozoheni ndaj COVID në autobuz!

9. Në se i përkisni grupeve në risk (të moshuar, persona të prekur nga sëmundje të caktuara kronike, persona obezë, etj.) ju lutem lexoni statusin tim me rekomandimet e veçanta për këto kategori.

10. Kujdes me maskën! Në se është maskë njëpërdorimëshe, mos e përdorni më shumë se një ditë. Në se është maskë artizanale, lajeni çdo ditë! Mbajeni maskën me kujdes në çdo mjedis të brendshëm dhe mos kini turp t’i kërkoni kujtdo që ndodhet në të njëjtin mjedis ta mbajë maskën në mënyrë korrekte. Në mjediset e jashtme, mbajeni maskën kudo ku nuk mund të respektoni ditancën 2 m (megjithëse kushdo duhet të ketë kujdes të mbajë distancën, pasi distanca është ajo që mbron shumë më tepër se maska). Mbajeni maskën edhe kur keni mundësi të respektoni distancën (për të kursyer gjobën kësaj here 😊)!

Situata e Covid ka dalë nga kontrolli prej muajsh, por tani në disa qytete ka marrë përmasa shqetësuese!
ndiqni këto rregulla dhe të tjera që ju rekomandojnë burime të besueshme të informacionit për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tuaj!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  E paskan fshehur mirë/ David dhe Victoria Beckham të infektuar me Coronavirus

LEXO EDHE:  Gjendja në spitalet Covid/ Humbin jetën 4 të infektuar

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familja në Bubq nuk pranon t’i shembet shtëpia e dëmtuar/ Kryefamiljari bën rezistencë me bidon me benzinë

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Ndërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE