Connect with Us

Çfarë mund të na çojë në një izolim të dytë/ Flet Rakacolli: Këto janë dy kushtet që duhen parë

Aktualitet

Çfarë mund të na çojë në një izolim të dytë/ Flet Rakacolli: Këto janë dy kushtet që duhen parë

Publikuar

-

Shtimi i numrit të infektimeve/ Komiteti i Ekspertëve tregon masat kufizuese

Gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Covid.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë, dhe që sipas saj lidhen kryesisht me numrin e personave që humbin jetën, dhe të atyre që kanë nevojë për kujdes spitalor.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.
Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft.
Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.
Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv. Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli, e ftuar në “Wake Up”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”, gjendet fusha e mbetjeve. Hapësira prej 5 hektarësh,  i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë.

Për disa ditë radhazi qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi toksit, si pasojë e djegies së mbeturinave urbane.

Edhe një ditë më parë në media është raportuar, se qyteti është ende i nxirë edhe pse vatrat e zjarrit ishin të fikuara.

Ndonëse flakën janë shuar, tymi vijon të çlirohet, duke ua pamundësuar jetën banorëve të të Fierit dhe zonave përreth.

Vetëm pasi banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe qyteti u nxi nga bloza, institucionet u kujtuan që të dërgonin eksavatorë dhe kamione të tonazheve të rënda që të punonin për shuarjen e zjarrit dhe më pas për të mbajtur nën kontroll vatrat  që të mos çlirojnë tym.

Në fakt qyteti i Fierit, duhet të kishte inceneratorin, i cili duhej të ishte vë në ë funksionim, ashtu siç deklaronte kryeministrt Edi Rama, para thuajse një viti.

Në Tetor të vitit 2020, Rama, në emisionin ‘Opinion”, tha se sa i përket inceneratorit të Fierit, nuk ka mbaruar investimi.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna.  Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe.  (Shiko videon ketu).

LEXO EDHE:  U shërua nga Covid-19/ Budina paralajmëron Ramën: Po bëj gati padinë

LEXO EDHE:  U shërua nga Covid-19/ Budina paralajmëron Ramën: Po bëj gati padinë

Por fundi i 2020-ës erdhi dhe iku, dhe inceneratori nuk është vënë në funksionim, ndonëse janë dhënë  rreth 28 milion euro për të dhe mbeturinat u dogjën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë që Fieri ka nxirë përgjatë gjithë këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka heshtur.

Qytetarët i kanë kërkuar llogari në rrjetin e tij social, teksa poston sukseset e tij.

Shiko Fierin… Për atë tymin e Fierit ke gjë për të thënë, se është një turp aq I mash.. është një vend që s’ka për tu bërë kurrë, digjen plehrat në mes të ditës dhe nuk guxon njeri të dalë dhe të thotë dy fjalë, turp…

Po digjen plehrat , po digjet vendi, keni krhyer vendin në ferrin e vërtetë….”, i shkruajnë disa qytetarë.

Përceç Ramës, për këtë skandal ka heshtur edhe drejtësia./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U sekuestruan armë, fishekë dhe kanabis/ Arrestohen dy shtetas, procedohet kryetari i fshatit

Publikuar

-

Nga

Transportonin në mënyrë të paligjshme emigrantë/ Në pranga tre persona, një 20-vjeçar në kërkim

Është finalizuar me sukses operacioni policor Dobrenja, ku policia në Skrapar ka arrestuar dy shtetas për kultivim kanabisi.

Gjatë opreacionit janë sekuestruar një armë gjahu, disa fishekë dhe fara kanabis. Si rezultat është proceduar penalisht dhe kryetari i fshatit.

Njoftimi i Policisë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit.Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Thellohet bilanci në Britani/ 888 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

LEXO EDHE:  U shërua nga Covid-19/ Budina paralajmëron Ramën: Po bëj gati padinë

Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trafik i rënduar drejt zonave bregdetare/ Policia rrugore apel drejtuesve të mjeteve

Publikuar

-

Nga

Nga fluksi i madh i qytetarëve që kanë zgjedhur të pushojnë këtë fundjavë në Jug të Shqipërisë ka bërë që qyteti i Vlorës të bllokohet nga trafiku.

Për këtë arsye Policia Rrugore e Vlorës iu ka bërë apel shoferëve që të që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës.

Apeli i Policisë Rrugore

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS.

LEXO EDHE:  Spahia: Sërish rezultate false për Covid-19, qeveria hesht!

LEXO EDHE:  Spahia: Sërish rezultate false për Covid-19, qeveria hesht!

Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respketojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në cdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Polcisë Rrugore që monitorojnë me kamera  qarkullimin.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE