Connect with Us

Çështja e kufijve/ Berisha kujton si ra dakord me dy qeveritë greke për të shkuar në Hagë

Politikë

Çështja e kufijve/ Berisha kujton si ra dakord me dy qeveritë greke për të shkuar në Hagë

Publikuar

-

Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se përse çështja e kufijve detarë nuk shkoi në Hagë, ndonëse në vitin 2010 pati rënë dakord me qeverinë greke.

Berisha tha se në vitin 2010 ra dakord me qeverinë e George Papandreut që të shkojnë në Gjykatën e Hagës, por marrëveshja u vazhdua me qeverinë e re të Greqisë me kryeministër Antonis Samaras.

Ish-kryeministri theksoi se edhe me qeverionë e dytë ishin dakord që kufijtë detarë të zgjidheshin në Hagë, por pretendon se kjo u la pasdore në vitin 2013, kur pushtetin në Shqipëri e mori kryeministri Edi Rama.

Në vitin 2010 ne i propozuam qeverisë së Papandreut që të shkojmë në gjykatën e Hagës. Pas diskutimeve ne ramë dakord që të shkojmë në Gjykatën e Hagës. Pas tij erdhi qeveria e Samaras dhe ata ranë dakord. Dy qeveri greke ranë dakord, por nuk shkuam në Hagë. U mor dhe një kompani e huaj për të bërë ekspertizën, jo vetëm të marrëveshjes, por edhe sugjerimet për çështjen e Gjykatës. Dhe pastaj u ndërrua pushteti dhe unë këtë dakordësi  ia përcolla atyre që erdhën në pushtet.

Unë tani kam të drejtë të shtroj një pyetje për çdo shqiptar: Sot Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ranë dakord të shkojnë në Hagë. Tani, çdo shqiptar t’i shtroj pyetjen vetes: Si ishte më mirë për Shqipërinë kur shkonte në Hagë me Greqinë 6 miljë apo sot që shkon në hagë me Greqinë 12 milje”, deklaroi në emisionin “Opinion” Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ju palçin sytë nëse s’ju pëlqen fasada!/ Basha: Po bëhen grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit

Publikuar

-

Nga

Ju palçin sytë nëse s’ju pëlqen fasada!/ Basha: Po bëhen grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit

Kreu i PD-së Lulim Basha, duke folur për situatën një vit pas tërmetit, ka treguar dhe si do vepronte ai nëse do ishte në pushtet.

Ai theksoi se po bëhen grabitje të mëdha në kuadër të rindërtimit me sebebin e tërmetit.

Do bëja punë dhe jo propagandë. Por kjo qeveri nuk ka plan. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Ata po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton.

Gjëja e parë që do bëja ishte që të siguroja që asnjë familje të mos jetojë më në çadra. Do të siguroja që të bliheshin kontenierë.

Hapi i dytë do të ishte që në momentin që ke bërë konferencë me buxhetorët, nis menjëherë procesi për rindërtimin e shtëpive.

Ka grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit. Ka troje që janë për shkolla dhe po grabiten për pallate. Kjo me mua nuk ka për të ndodhur. Unë besoj fort se të punosh për njerëzit pa zhurmë e propagandë është mënyra më e mirë për të bërë politikë.

Dhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin. Unë nuk do bëja fasada ministrish. Fasada e ministrisë së Ballukut ka kushtuar 300 mijë euro. Sa kontenierë mund të ishin blerë me 300 mijë euro?

Qeveri fasadash! Ku janë njerzit! Të parët në listë janë një grup njerëzish që bëjën rrush e kumbulla lekët, teksat e qytarqve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Teliti akuza PS-së/ Nuk është ndërtuar asnjë pallat, duhen 30 vite të mbarojë procesi i rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Ka kaluar një vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 qytetarë.

Në një përballje me Milva Ekonomin, në “Real Story” Dorian Teliti, i cili mban detyrën e shefit të Kabinetit në Partinë Demokratike tha se PS nuk di të japë përgjigje se çarë po ndodh me 11 500 familje të dëmtuara nga tërmeti.

Ai u shpreh që qeveria mbetet gjithmonë në premtime pa afat dhe me këtë ritëm që kanë nisur i duhen 30 vitë të mbarojnë procesin e rindërtimt.

“Ju nuk morët përgjigjen tuaj. Çfarë ndodh me 11 500 familje, Do të bëjmë, do të bëjmë. Jemi një vit pas tërmetit, jo e shkaktuar nga qevveria. Ku jemi pas një viti. I mbani mend premtimet. Pas 6 muajsh në shtëpi, pas 1 viti pa shtëpi.

Dëgjojmë nga mazhoranca premtime pa data, pa afate. Deri më sot nuk është ndërtuar asnjë pallat i vetëm. Janë ndërtuar vetëm 89 shtëpi indiviuale. Duhe 30 vite me këtë ritëm. Kemi 307 shkolla që duhet ndërtohen, janë ndërtuan vetëm 10. Edhe ne nuk do të arrini procesin brenda një viti. Por proceduarat nuk do nisnim 8 muaj me vonesë”, tha Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i jep merita vetes/ Më shumë kontenierë kam çuar unë tek banorët e prekur nga tërmeti se sa qeveria

Publikuar

-

Nga

Basha i jep merita vetes/ Më shumë kontenierë kam çuar unë tek banorët e prekur nga tërmeti se sa qeveria

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur për situatën e banorëve një vit pas tërmetit, është shprehur se janë rreth 2300 banorë që sot flejnë endë në çadra.

Sipas tij, qeveria së paku duhet të kishte paisur çdo familje me kontenier, dhe mos i linte në mes të dimrit dhe pandemisë pa asnjë kusht.

Janë 2300 banorë në çadra, sipas statistikave zyrtare. Unë flas me fakte. Janë dhjetë mijë kontenierë që duhen blerë.

Të paktën të mos qëndrojnë ne mes të ftohtit. Ka konternerë me depozitë uji, me ngrohje dhe ftohje.

Janë ofruar njerëz për ti prodhuar.

Më shumë kontenierë ka çuar opozita në zonën e Bubqit me njerëzit e saj se sa qeveria.

Kemi thënë 100 herë, shtëpijave në zonat rurale jepi kesh. Sot këto shtëpi do ishin të rindëruara.

Ata skanë ujë për të pirë, jo për të larë duart dhe për tu mbrojtur nga infeksioni”, theksoi Basha ne Syri tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE