Connect with Us

Çështja e detit/ Ksenofon Krisafi: Nuk shkon në Hagë pa “bekimin” e Metës

Politikë

Çështja e detit/ Ksenofon Krisafi: Nuk shkon në Hagë pa “bekimin” e Metës

Publikuar

-

Çështja e detit/ Ksenofon Krisafi: Nuk shkon në Hagë pa “bekimin” e Metës

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare njëkohësisht edhe anëtar i grupit negociator me Greqinë për çështjen e kufirit detar, Ksenofon Krisafi, komentoi takimin e kruyeministrit Edi Rama me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Krisafi tha se rruga e negociatave biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm, ndërsa theksoi se Gjykata e Hagës do t’i japë zgjidhje çështjes.

Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive. Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, u shporeh ai në Abc News.

Sipas tij, për të shkuar në Gjykatën e Hagës, marrëveshja që do të nënshkruhet nga pala greke dhe jo shqiptare, duhet të marrë “bekimin” e presidentit Ilir Meta.

Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personalë. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord”, nënvizoi Krisafi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Ruçi shtang Kuvendin/Ja si e priti Meta

LEXO EDHE:  Qarqet problematike dhe zgjedhjet brenda PS/ Flet Arben Pëllumbi: Meta ka në dorë dekretet

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Qarqet problematike dhe zgjedhjet brenda PS/ Flet Arben Pëllumbi: Meta ka në dorë dekretet

LEXO EDHE:  “Fort po shndrit ai diell”/ Meta publikon foton me Edin

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Ruçi shtang Kuvendin/Ja si e priti Meta

LEXO EDHE:  “Fort po shndrit ai diell”/ Meta publikon foton me Edin

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE