Connect with Us

Boom rastesh me Covid-19/ Katër viktima dhe mbi 250 të shtruar në spitale

Shëndeti

Boom rastesh me Covid-19/ Katër viktima dhe mbi 250 të shtruar në spitale

Publikuar

-

U infektua 2 javë më parë/ Covid i merr jetën policit në Shkodër

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1407 testime dhe kanë rezultuar positive 301 raste.

Gjithashtu janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

LEXO EDHE:  U infektua me Covid-19/ Humb jetën ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407
Testime totale 1515782
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste Aktive 6968
Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 293
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu mesazh nga Saranda/ “Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten”

Publikuar

-

Nga

Manastirliu mesazh nga Saranda/ "Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten"

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat e reja të vaksinimit në Sarandë nga ku ka përcjellë mesazhin për të gjithë qytetarët.

Ajo edhe një herë bën thirrje që të gjithë personat mbi 18 vjeç të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Gjithashtu ka dhënë lajmin e mirë se në Shqipëri do të mbërrijnë sot edhe 50 mijë doza të tjera Pfizer

“🌼50.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në vend, për të vijuar pa u ndalur vaksinimi në çdo komunitet me njësitë levizëse, në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore.

LEXO EDHE:  U infektua me Covid-19/ Humb jetën ish-kryebashkiaku i Lushnjes

LEXO EDHE:  Përdorimi i një lagështuesi të ajrit, mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga Covid-19

🟢 Nëse je mbi 18 vjeç, shfytëzoje këtë muaj mundësinë për t’u vaksinuar për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shprehet Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH publikon shifrat/ Anjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i infektimeve/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

LEXO EDHE:  Tensioni në Kapitol/ Mike Pence paralajmëron protestuesit: Ndalni dhunën

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         40

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       24

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 2568

Testime totale             902,914

Raste pozitive             133,121

Raste të shëruara         130,243

Raste Aktive                      421

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152

Elbasan            58

Lezhë               36

Shkodër           34

Kukës                32

Vlorë                32

Fier                   25

Berat              21

Korçë                15

Durrës              10

Gjirokastër        6…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Publikuar

-

Nga

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë me dije se sot nis vaksinimi për grupmosha mbi  moshën 18 vjeç.

Manastirliu iu ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen në mënyrë që të nisin një vit të ri akademik më të sigurt dhe të mbrojtur.

Përmes statsusit, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

LEXO EDHE:  U strehua në një godinë të braktisur/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari

LEXO EDHE:  E akuzuan se po i merr votat PD-së/ Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetes

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE