LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në një linjë me Ramën/ Çështja e detit me Greqinë duhet të zgjidhet në Hagë

20 Tetor 2020, 16:21, Politikë CNA
Basha në një linjë me Ramën/ Çështja e detit me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për çështjen e kufijve detarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha tregon se i ka kërkuar Dendiasit që zgjidhja për çështjen e detit të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Kreu i opozitës thekson se Shqipëria dhe Greqia duhet të zgjidhin çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojnnë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

?Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian?, shkruan Basha.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e detit do të zgjidhet në Gjykatën e Hagës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga