Connect with Us

Ambasadori gjerman nga Shkodra/ Shqipëria ka shumë për të bërë, duhen plotësuar kushtet

Aktualitet

Ambasadori gjerman nga Shkodra/ Shqipëria ka shumë për të bërë, duhen plotësuar kushtet

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadori gjerman: Rezultati i zgjedhjeve të njihet, partitë politike të bashkëpunojnë

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf deklaroi nga Shkodra se Shqipëria ka bërë hapa përpara për bisedimet me Bashkimin Europian. Sipas ambasadorit, Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon kushteve për të plotësuar.

Peter Zingraf, është shprehur se Gjermania është një alet i Shqipërisë.

“Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për tu plotësuar, këtë s’duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete, siç është Gjykata Kushtetuese dhe kushtet e tjera’, është shprehur Zingraf për gazetarët në Shkodër.

Sipas tij, “Shqipëria ka bërë hapa përpara, ka marrë po për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja është shprehur se dyert për Shqipërinë janë të hapura e po punojmë intensivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situate nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive. Një BE e forte është një partner më i fortë për Shqipërinë’.

LEXO EDHE:  Ndryshimi drastik i motit, nesër në Shqipëri pritet të...

Duke folur për politikën e brendshme në Shqipëri, Zingraf është shprehur; Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për te ecur para./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Gramoz Pashko”, te Qytet Studenti.

Blutë bëjnë me dije se janë njoftuar për një person rreth 45 vjeç ende të paidentifikuar, i cili është gjetur pa shenja jete.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

LEXO EDHE:  Qytetarët japin të dhëna të reja për helikopterin e rrëzuar në Shkodër

LEXO EDHE:  Policia e arrestoi për 1.2 kg kokainë/ Lirohet pas 3 muajsh 50-vjeçarja: S’ishte drogë, por qetësues

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Modernizimi i Policisë së Shtetit/ Çuçi: Po nisim një kapitull të ri

Publikuar

-

Nga

Modernizimi i Policisë së Shtetit/ Çuçi: Po nisim një kapitull të ri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se në Policinë e Shtetit po nis një kapitull i ri për ta modernizuar sa më shumë këtë institucion, në të mirë të qytetarëve.

Në ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.

Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Tentuan të hynin ilegalisht në Shqipëri/ Kapen refugjatët

LEXO EDHE:  Arrestohet biznesmeni/ 700 kg kanabis në kamionin e firmës

Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike”, shtoi ai.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të departamenteve në Policinë e Shtetit, Prefekti dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në qark./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit, nga të cilat nuk arriti të merrte mandat deputeti.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në Parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”,  Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE