LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e mbetjeve/ Gjoni analizon komunikimin e Ramës: Tregon se është në rrezik të madh

20 Tetor 2020, 20:06, Politikë CNA
Afera e mbetjeve/ Gjoni analizon komunikimin e Ramës: Tregon se

Ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në A-shoë, ku ka analizuar komunikimin e Ramës në publik për aferën e inceneratorëve.

Gjoni tha se përdorimi i batutave nga kryeministri tregon se ky i fundit është në rrezik të madh komunikimi.

?Përdorimi i batutave është forma e propagandës që tregon se je në rrezik të madh komunikimi. Rrezikon që të dalë një informacion që nuk duhet. Batuta në komunikimin politik është dritë e kuqe e ndezur. Tregon se ai që e përdor është në fazë rreziku. Por në Shqipëri, batuta të bën hero, preferohet, pëlqehet.

Ne jemi votues që na kënaq një batutë sesa një program politik. Nga emisioni njerëzit mund të kenë kuptuar pak gjëra, por u kanë mbetur në mendje batuta si ajo që nuk ka hajdutë mbi dy metra.

Batuta stimulon dhe provokon emocione. Nga mendimi, ajo çon te reagimi. Te ata që kërkojnë argumentin, reagimi është negativ. Por të tjerët kënaqen me batutat.

Frika ime është që njerëzit e preferojnë dhe ngopen me batutën. Pas kësaj batute fshihen të tjera probleme. Unë shqetësohem kur kryeministri përdor batuta dhe atë lloj gjuhe pasi tregon se gjërat nuk janë mirë,? tha Gjoni./CNA.al

Lajmet e fundit nga