LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Gazetarja tregon se kush qëndron pas kontratave

20 Tetor 2020, 18:39, Politikë CNA
Afera e inceneratorëve/ Gazetarja tregon se kush qëndron pas

Gazetarja investigative e agjencisë BIRN, Aleksandra Bogdani ishte e ftuar pasditen e sotme në Syri tv, ku ka komentuar aferën e inceneratorëve.

Sipas saj, inceneratori i Elbasanit, një kontratë me vlerë 21.6 milionë euro, iu dha një kompanie pa kapitalin dhe eksperiencën e duhur.

?Më pas patëm sërish oferta të pakërkuara për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës. Fituesit ishin ofertuesit e vetëm, që kanë lidhje me Elbasanin. Të gjitha këto para kanë shkuar në një dorë. Është një monopol i plehrave,? tha ajo.

?Pas këtyre kontratave qëndron Mirel Mërtiri që ka një lidhje me Arben Ahmetajn,? theksoi Bogdani.

Sipas saj, Mirel Mërtiri i ka marrë kontratat vetë ose përmes bashkëjetueses dhe partnerit të tij, Klodian Zoto.

Por çfarë lidhje ka Edi Rama me këtë histori.

?Sigurisht kupola e lartë e shtetit është e lidhur me vendimmarrjen. Ata duhet të përgjigjen se pse kompani me kapital minimal dhe pa eksperiencë, që nuk kanë bërë biznese të tjera përveç këtyre marrëveshjeve, shpallen fituesit e këtyre kontratave.

Ne nuk kemi arritur të gjejmë prova se Rama apo Ahmetaj janë të lidhur me kompanitë, por vendimmarrja duhet sqaruar. Duhen sqaruar dyshimet për konflikt interesi. Janë të qarta shkeljet e njëpasnjëshme që janë bërë në këto kontrata,? tha Bogdani.

Lajmet e fundit nga