Connect with Us

Afera e inceneratorëve/ Erebara: Skema më e madhe piramidale që nga viti 1996

Politikë

Afera e inceneratorëve/ Erebara: Skema më e madhe piramidale që nga viti 1996

Publikuar

-

Afera e inceneratorëve/ Erebara: Skema më e madhe piramidale që nga viti 1996

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, është i ftuar mbrëmjen e sotme në A-Show ku po flitet për aferën e inceneratorëve.

Ai e quajti këtë një skandal të madh, duke  e krahasuar me skemën piramidale të vitit 1996.

“Problemi i parë është se vendit nuk i duhen inceneratorë. E dyta, vendi ka paguar dhjetëra milionë euro dhe nuk ka marrë gjë mbrapsht. 800 euro kapital fillestar për një koncesion që kushton qindra milionë euro, ngjan si shaka.

Në dijeni time janë disa gazetarë ndërkombëtare që po hetojnë këtë çështje. SPAK ka një numër padish në duar, që po të dojë, e ka të gjithë mundësinë për të punuar. Nuk e kam parë denoncimin e PD, por di të them që faktet janë aty, nuk është shumë e fshehtë.

LEXO EDHE:  Veliaj dëshmitar në gjyqin 60 milionë dollarësh të Shkëlzen Berishës në Florida?!

Bashkia e Tiranës është palë kontraktore në inceneratorin e Tiranës dhe kjo e lidh Erion Veliajn me këtë aferë. Ka pasur një procedurë për një projekt të stisur. Fillimisht u paraqit si një projekt i holandezëve dhe italianëve. Dhe tani është vetëm një projekt tërësisht nga shqiptarët, të cilët më shumë fshihen dhe nuk dalin.

Në të gjithë botën, tendenca është që të mos digjen plehrat dhe këta inceneratorë janë shumë mbi kapacitetet,” tha Erebara./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Covid-19 / A do t’ia dalë vallë Bill Gates të vaksinojë gjithë botën?

Publikuar

-

Nga

Nga Megan Twohey &Nicholas Kulish

Kreu i një prej prodhuesve më të mëdhenj të vaksinave në botë, kishte një problem. Adar Poonawalla, shefit ekzekutiv të Institutit të Serumit të Indisë, i duheshin 850 milion dollarë për gjithçka, nga flakonët, tek enët prej çeliku të pandryshkshme, në mënyrë që të niste të prodhonte dozat e vaksinës premtuese kundër koronavirusit për të varfrit në botë.

Poonawalla mendoi të rrezikonte 300 milion dollarë të kompanisë së tij, por sërish do të duheshin më shumë se gjysmë miliard dollarë. Ndaj ai kërkoi ndihmën e një shefi ekzekutiv të një kompanie softuerësh, tashmë i dalë në pension në Seattle.

Bill Gates, themeluesi i “Microsoft” i kthyer tashmë një në filantrop, e njihte prej viteshPoonawalla. Gates kishte shpenzuar miliarda dollarë për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave në botën në zhvillim, duke bashkëpunuar me drejtuesit e kompanive farmaceutike për ta transformuar tregun.

Në këtë mënyrë, ai u bë lojtari më i fuqishëm – dhe provokues – privat në shëndetin global.Në fund të bisedës mes tyre gjatë verës që shkoi, Gates i bëri një premtim:Fondacioni Bill dhe Melinda Gates do të siguronte një garanci prej 150 milion dollarësh, në mënyrë që fabrika indiane të mund të niste prodhimin e vaksinës.

Deri në shtator, fondacioni e kishte dyfishuar angazhimin e tij. Ajo ishte pjesë e një përpjekje prej 11 miliardë dollarësh, për të krijua bazën e blerjes së vaksinave kundër koronavirusit për më shumë se 150 vende të botës, edhe pse në fund ato mund të kushtojnë shumë më tepër.

E financuar kryesisht me para publike, nisma drejtohet nga 2 organizata globale jofitimprurëse globale që Gates i ndihmoi në fillim, bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila mbështetet tek“Gates Foundation”, si një nga donatorët e saj më të mëdhenj.

Ai që punon në prapaskenë, është njeriu i dytë më i pasur në botë. Gates e sheh veten dhe fondacionin e tij me një fond prej 50 miliardë dollarësh si të mirë-përgatitur për të pasur një rol qendror në këtë nismë. Në këtë kuadër, Gates dhe ekipi i tij, po shfrytëzojnë lidhjet dhe infrastrukturën që fondacioni ka ndërtuar për 2 dekada.

Ndërsa vaksinat e para kandidate, po nxitojnë tëaplikojnëtek autoritetet rregullatore, çështja se si të imunizohet shumica e popullsisë botërore është bërë më urgjente. Por 9 muaj nga nisja e pandemisë, suksesi i nismës të njohur si “Covax”, nuk është aspak i sigurt.

Deri më tani, ajo ka mbledhur vetëm 3.6 miliardë dollarë në fonde për kërkime, prodhim dhe subvencione për vendet e varfra. Tre kompani farmaceutike kanë premtuar t’i japin vaksina, por nuk dihet ende nëse ato do të jenë efektive. Ndërkaq, mund të jetë e vështirë të sigurohen në kohë miliardat e dozave të nevojshme me një kosto të përballueshme, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të pasura kanë nënshkruar tashmë marrëveshjet për të vaksinuar qytetarët e tyre.

Nëse nisma, e ndihmuar nga pasuria dhe fokusi që ka zoti Gates, arrin të ndihmojë në mbrojtjen e të varfërve të botës nga një virus që tashmë ka vrarë më shumë se 1.3 milion njerëz, ajo do të afirmojë strategjitë që ai ka promovuar në punën e tij filantropike, përfshirë stimujt për kompanitë farmaceutike.

Por nëse ajo dështon, mund të intensifikojë thirrjet për një qasje më radikale. Në mesin e pandemisë, disa zyrtarë të shëndetit publik, thonë se prodhuesit e vaksinave, shumë prej të cilëve kanë përfituar financime të mëdha publike, duhet të detyrohen me ligj që të ndajnë teknologjinë, të dhënat dhe njohuritë e tyre për të maksimizuar prodhimin.

LEXO EDHE:  Tenderat e Veliajt “punëtor” fitohen me vlera maksimale

LEXO EDHE:  Denoncim-Veliaj në panik/ Kërcënon administratën

Në planin aktual të shpërndarjes globale të vaksinave, vendet e varfra do të merrnin doza të mjaftueshme për të vaksinuar 20 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të vitit të ardhshëm. Disa modele tregojnë se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për t`i vaksinuar të gjithë deri në vitin 2024.

Ndërsa Gates ka shtuar daljet publike për të kërkuar mbështetje për nismën, ai është vënë gjithnjë e më shumë në shënjestër të teorive të konspiracionit që mund të minojnë përpjekjet e vaksinimit. Disa pretendojnë pa asnjë fakt, se fondacioni i tij testoi vaksinat që vranë mijëra fëmijë në Afrikë dhe Indi, ndërsa të tjerët e lidhin filantropin me gjoja përpjekjet për shpopullimin e botës.

Një sondazh në maj të këtij viti zbuloi se 44 për qind e republikanëve në SHBA, besonin se përpjekja globale për imunizimin nga koronavirusi, ishte një pretekst i Gates për të implantuar mikroçipa në trupat e njerëzve, për t’i përgjuar ata. Ky pretendim është i pabazë.

“Unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë Bill apo Melinda Gates të flasin për një gjë të tillë”,- thotë investitori miliarder Warren Buffett, që ia ka besuar Fondacionit Gates 31 miliardë dollarë të pasurisë së tij duke i dhuruar për bamirësi.

Kur shpërtheu pandemia e koronavirusi, Gates u ndje i përgatitur për këtë moment, pasi kishte ndërtuar institucione globale dhe deri në atë moment kishte dhënë 55 miliardë dollarë, 4 herë më shumë sesa Fondacioni Ford. Ai u interesua për vaksinat në fund të viteve 1990, kur shumë kompani farmaceutike kishin ndaluar prodhimin e vaksinave, duke i parë të padobishme.

Gates ndihmoi në krijimin e një modeli të ri biznesi që përfshin subvencionet, angazhimet paraprake të tregut dhe garanci për prodhimin. Këto lëvizje të tij, joshën më shumë prodhues, përfshirë ata nga bota në zhvillim, duke sjellë prodhimin e shumë vaksinave që shpëtojnë jetë njerëzore.

Fondacioni i tij ka shpenzuar më shumë se 16 miliardë dollarë në programet e vaksinave, një e katërta e kësaj shkon për GAVI. Ndërkohë ai i ka dhënë 2.25 miliardë dollarë Fondit Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarjen. Me një fond fillestar prej 100 milion dollarësh, Gates ndihmoi në krijimin e Koalicionit për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike, në Oslo, për të investuar në ilaçe dhe vaksina eksperimentale.

Fondacioni, që ka rreth 1600 punonjës, financoi shumë studiues dhe investoi direkt tek kompanitë farmaceutike. Një prej tyre ishte kompania gjermane BioNTech, e cila përfitoi një investim prej 55 milionë dollarësh në shtatorin e vitit 2019. Kjo kompani, në partneritet me Pfizer,njoftoi javën e kaluar se vaksina e tyre e përbashkët kundër Covid-19, duket të jetë 95 për qind efektive, teksa është aplikuar zyrtarisht tek Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA, për një autorizim emergjent për fillimin e përdorimit të saj në masë.

Një numër në rritje vendesh i janë përkushtuar kësaj nisme. “Gates Foundation” po financon gjithashtu një portofol të vaksinave të valës së dytë që synojnë botën në zhvillim. Ka mjaftueshëm para për të filluar blerjen e dozave të vaksinës pasi ato të miratohen, dhe Gates shpreson miliarda të tjera, shumë të nevojshme për të arritur qëllimin e tij. Me rastet e koronavirusit që po shumëfishohen në të gjithë botën, Gates thotë se ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të gjykuar iniciativën globale të vaksinave. “Kur do e ndalim pandeminë? Ky është parametri me të cilin duhet të matet e gjithë kjo nismë”-thotë ai.

“The New York Times” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Gazment Bardhi nxjerrr bllof Ramën: Koha e mashtrimeve të tij ka mbaruar

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe bilancit të këtij të fundit për rindërtimin në durrës.

Bardhi e cilëson rindërtimin si një ndër dështimet më të mëdha të qeverisë Rama, ndërsa thekson se nuk janë mbajtur pretimet.

Demokrati ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit dhe paralajmëron se Koha e Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar .

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”, shkruan Bardhi krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi: I besoj vaksinës anti-Covid, jam pro saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse i beson vaksinës anti-Covid, ndonëse ajo ka deklaruar se nuk ka besim te virusi.

Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj, ndërsa inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë.

Ajo theksoi në emsionin “Zonë e Lirë” se në momentin që vaksinat licensohen, nuk janë më marketing dhe sipas saj nuk përfitohet në kurriz të njerëzve.

Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.

Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE