Connect with Us

Abuzim me tendera/ Arrestohet ish-drejtori i prokurimeve në OSHEE, në kërkim shefja e kabinetit

Kronika

Abuzim me tendera/ Arrestohet ish-drejtori i prokurimeve në OSHEE, në kërkim shefja e kabinetit

Publikuar

-

Arrestohet ish-drejtori i Prokurimeve në OSHEE Erlis Bushati, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër zyrtare e këtij institucioni.

Mësohet se zyrtarja që është shpallur në kërkim është ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra. Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK, pas një hetimi që ka zgjatur për disa muaj. Bëhet me dije se Erlis Bushati dhe Alma Ferra akuzohen për korrupsion.

GJKKO ndërkohë ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë edhe për dy punonjës të tjerë të OSHEE, ndërsa për Bushatin dhe Ferrën është dhënë masa e arrestit me burg.

LEXO EDHE:  Dhonoi punonjësin e OSHEE-së/ Pranga 36 vjeçarit në Berat

Dyshimet janë se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shkelur ligjin, duke cënuar barazinë e kompanive në tendera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mjeti del nga rruga tek shkallët e Tujanit/ Ndërron jetë 68-vjeçari dhe plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Tentuan t’i ikin policisë/ Përmbyset makina me 4 sirianë në Korçë

Një aksident me makinë ka ndodhur rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit në të cilin ka mbetur i vdekur një 68-vjeçar me iniciale H.D.

Mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K.,. të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunë në familje dhe kanosje me thikë/ Arrestohen në flagrancë 4 të shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Dhunë në familje dhe kanosje me thikë/ Arrstohen në flagrancë 4 të shpallur në kërkim

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjate kontrollit fizik i janë gjetur një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja të dyshuara të fallsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e tij, por është kapur dhe prangosur nga sherbimet e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.V., 20 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij,të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për vepren penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

LEXO EDHE:  Amortizimi i rrjetit/ 4000 banorë mbeten pa energji elektrike

LEXO EDHE:  Abuzimi me pronat/ Qindra kallëzime në gjykata, kryeson Vlora

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Më datë 21.11.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K.,38 vjeç, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabiti dhe theu dyqanin/ Arrestohet 23-vjeçari në Bulqizë

Publikuar

-

Nga

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka grabitur dhe thyer në dyqan në Bulqizë. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë.

I riu po ashtu, siç  njofton policia është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

“Vodhi me thyerje dyqanin e një shtetasi,  kapet dhe ndalohet  23-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Zbulohen dhe dokumentohen dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– E. A., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e një shtetasi në qytetin e Bulqizës.

LEXO EDHE:  Arrestimi i dy zyrtarëve/ Reagon kryebashkiaku i Shijakut: Të ndëshkohen

LEXO EDHE:  Arrestohet roja, hetim per punonjesit e OSHEE/ Fshinin detyrimet u denoncuan ne STOP

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.07.2020, në Tiranë i ka vjedhur një shtetasi, çantën e dorës me një shumë vlerash monetare. Me datë 08.10.2020, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një shtetasja në fshatin Dushaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./CNA.al.

LEXO TE PLOTE