LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tetë mësues të infektuar në shkollën Emin Duraku”/ Ministria e Arsimit i përgjigjet PD

19 Tetor 2020, 10:00, Aktualitet CNA
“Tetë mësues të infektuar në shkollën Emin

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar se në shkollën ??Emin Duraku?? në Tiranë janë aktualisht 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar nga COVID-19.

Në një deklartë Ministria e Arsimit sqaron se në shkollën ?Emin Duraku? kanë rezultuar disa mësues pozitivë me Covid, por janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje.
Ministria e Arsimit thotë se deri më tani shkolla është dizinfektuar 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.

?Dëshirojmë t?ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht. Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.
Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave?, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga