Connect with Us

Teliti publikon grafikun/ Pronari i vërtetë i inceneratorëve ka gllabëruar 75 milion euro

Politikë

Teliti publikon grafikun/ Pronari i vërtetë i inceneratorëve ka gllabëruar 75 milion euro

Publikuar

-

“Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim”/ PD: Asnjë banesë e dëmtuar nga tërmeti nuk është ndërtuar

Drejtor i Kabinetit në PD, Dorjan Teliti thotë se ER, pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve ka gënjyer kur thotë se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave.

Sipas Telitit, vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim.

“ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë, u thotë shqiptarëve se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave. E vërteta është krejt ndryshe! Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim”, shkruan Teliti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën/ “Do përballesh me një opozitë të fortë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish- Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.

I ftuar në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews, Berisha tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.

“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të këtë një opozitarizmin, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar  kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime, Këtë se ka bërë njeri, kurrë.



LEXO EDHE:  'Kapërcejnë' shifrat e të infektuarve me Covid/ Arrin në mbi 1250 numri i viktimave

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron dy viktima dhe 58 të infektuar

 “Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha.

Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A mund të çojë çështja e Berishës në përçarjen e PD?/ Ja si përgjigjet ish-lideri demokrat

Publikuar

-

Nga

Çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nëse do e përjashtojë PD, pas ultimatumit të SHBA, është tema e diskutimeve politikë të ditëve të fundit.

I ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh i prerë se kjo është vetëm çështje e tij dhe nuk ka asnjë arsye për të patur përçarje brenda partisë.

Jo në rrafshin personal, por në rrafshin njerzor të mbroj dinjitetin dhe ftoj çdo shqiptarë që ka faktin më të vogël ta paraqes publikisht. Në momentin që del një fakt unë marr çdo përgjegjësi.



LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron dy viktima dhe 58 të infektuar

LEXO EDHE:  Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Unë kam shkuar në gjyq për shpifje, jo për të ndryshuar vendim. Jo, vendimi është i autoriteteve që e kanë marrë.

Kam bindje absolute që janë fallsifikime. Vijnë nga Delina Fico me shoqe, Ben Blush e Carlo Bolino.

Blinken është keqinformuar dhe unë do përpiqem të faktoj”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i qartë: Ikën Basha jo PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të premten do të jetë pjesë e parlamentit të ri, duke sfiduar kështu hapur SHBA. I pyetur nga moderatorja e emisionit “Now”, Erla Mëhilli, nëse PD nën presion do e përjashtonte, Berisha tha se do të bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve.

Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar.



LEXO EDHE:  Skandali me inceneratorët/ Veliaj si Rama, mbron aferën korruptive

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme infektimesh/ Shënohen 12 humbje jete nga Covid në 24 orë

Unë do bëj çdo gjë për kthimin e PD mbi vlerat që është themeluar .

Ideja se PD është parti e Sali Berishës e do një zbërthim. Ata të cilët mendojnë se unë me akte konkrete dhe qëllime konkrete dhe propozime konkrete kam drejtuar PD, ata mashtrojnë. Kam influnecë të fuqishme në PD. Nuk gjen njeri të thotë që gjeta mbështetje në PD për shkak të mbështetjes së Berishës”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE