LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

19 Tetor 2020, 06:23, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në Europën lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje (NE) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë merritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  4/18°C

Zonat e ulëta  5/23°C

Zonat bregdetare 10/22°C

Lajmet e fundit nga