LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë?/ Basha i përgjigjet Braçes: Pasurinë e kam deklaruar që në 2005-ën

19 Tetor 2020, 07:23, Politikë CNA
Shtëpi 500 mijë euro në Palasë?/ Basha i përgjigjet

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Erion Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 euro.

Basha i quajti akuzat ?fushatë për baltosjen e tij? dhe paralajmëroi se do të bëjë padi penale dhe për Braçen, për shpifje.

?Këta s?kanë përgjigje për këtë plan (i referohet planit me 5 pika të PD) dhe për të justifikuar paratë që do shkonin për familjet që s?kanë të ardhura, shpifin.
Erionin (i referohet Veliajt) e kam çuar për shpifje për ndjekje penale. Por meqë është dhe ky i dyti, do e çoj dhe këtë për ndjekje penale për shpifje?, tha Basha në një lidhje direkte me gazetarin Enkel Demi.

Basha theksoi se ai e ka deklaruar pasurinë që në vitin 2005 dhe çdo gjë është publike, ndaj ftoi kryeministrin Rama që t?i hetojë pasuritë e tij sepse policinë dhe prokurorinë e ka vetë.

?Pasuria ime është e deklaruar që në vitin 2005. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen time për të më penguar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
Të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë të deklaruara që në vitin 2005. Kanë polici e prokurori, aty i kanë le ti hetojnë?, nënvizoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga