LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria është futur në një rrugë shumë të keqe”/ Lubonja: Po ecim me shpejtësi drejt humnerës

19 Tetor 2020, 20:03, Politikë CNA
“Shqipëria është futur në një rrugë

Analisti Fatos Lubonja është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Real Story? ku ka komentuar deklaratat e ashpra të Presidentit Ilir Meta.

Lubonja deklaroi se të trija partitë janë ?banda?, por sipas tij, kur ato kontrolloheshin nga njëra-tjetra Shqipëria po ecte më mirë, ndërsa tani që timonin e ka vetëm Rama, makina po ecën me një shpejtësi katastrofike drejt humnerës.

?Po të dëgjosh Metën ai thotë se po bën rolin e Presidentit, se po mbron Kushtetutën. Besoj se këtu ai ka bërë rolin e Presidentit, madje roli i Presidentit duhet të ishte i fortë dhe këtu s?kam asgjë kundërt, por mendoj se këtu jemi dhe përpara një fushate elektorale dhe ai në një far mënyre identifikohet me partinë e tij. Pra, janë të dyja. Sigurisht që këtu jemi në një vend anormal, ku Presidenti s?mund të bëjë vetëm Presidentin, sepse as kryeministri nuk e bën rolin e kryeministrit. Kryetari i opozitës varet se si do ta përcaktojmë, ai bën luftën e tij dhe akuzohet për pak më i butë, më i moderuar, duket se ka bërë një far llogarie. Besoj se ai është më afër rolit të tij opozitar.

Pastaj vijmë te debati se për kë e kishte Meta, për Ramën apo për Bashën. Unë në fakt bëj një tjetër arsyetim. Unë nuk është se kam besim te këto forca politike, që i kam quajtur banda dhe i qëndroj kësaj. Problemi është se kur Rama mori i vetëm tepsinë, ose timonin, shpejtësia e kësaj makine drejt humnerës ka ecur në mënyrën më katastrofike seç mund të ecte ndonjëherë. Edhe kur ishte me Metën ecte më normal makina, ashtu sikundër edhe kur ishte Berisha në pushtet. Me këto tre bandat ka pasur Shqipëria içik më shumë kontroll të njëra-tjetrës. Ka pasur dhe një traditë Shqipëria që pas tetë vitesh ta jepte goditjen populli shqiptar. Tani Rama ka punuar për t?i kontrolluar të gjitha pushtetet, në mënyrë që të mos përsëritet kjo traditë, që për mua është pozitive. Në këtë aspekt, e kam të vështirë t?i marr këta t?i fus të gjithë në një thes, edhe pse vazhdoj t?i quaj banda, pjesë të së njëjtit sistem oligarkik.

Shqipëria është futur në një rrugë shumë të keqe, me këto parti. Mendoj se kemi nevojë për kontrollin e njëra-tjetrës, se sa me kontrollin e një parti-shtet. Nëse nesër fiton Lulzim Basha, nuk do të ndryshojë dot sistemi, por të paktën Erion Veliaj do të frenohet pak më shumë nga ai, se sa të vazhdojë me Ramën të na mbysin duke na marrë çdo hapësirë publike, dhe të na përdhunojnë, e të na qeshin e përqeshin?, tha Lubonja./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga