Connect with Us

Shifrat e FMN-së/ Çdo shqiptar pritet të varfërohet me 425 USD në 2020-n

Ekonomi

Shifrat e FMN-së/ Çdo shqiptar pritet të varfërohet me 425 USD në 2020-n

Publikuar

-

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas tabelave të përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në 4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë një vit më parë.

Në total, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n.

Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen.

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin. Për maqedonasit humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të pakti në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë.

Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfëra të Europës, (pas përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik). Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Mëpas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

LEXO EDHE:  Hitet shqiptare të fundvitit, këngët që duhet ti marrim me vete në 2019 dhe ato që duhet ti lemë pas në 2018

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Publikuar

-

Nga

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u ndaluan shtetasit me inicialet të shpallur në kërkim: A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëtanë bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta adoleshentin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

Publikuar

-

Nga

Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është treguar optimist përsa i përket krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të tërmetit dhe pandemisë së Covid-19.

Sejko paralajmëroi se kriza do të përfundojë më shpejt ngasa pritej, ndërsa theksoi se vaksina do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi.

“Kriza do të përfundojë më shpejt se sa pritej. Sa më shpejt të dalë vaksina, aq më shpejt do ndërpritet ky zinxhir dhe ekonomia do të ngrihet”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Ndërkohë, përsa i përket inflacionit ai tha se ka pasur një rënie të lehtë dhe kursi i këmbimit ka qëndruar stabël.

LEXO EDHE:  Teliti publikon grafikun/ Pronari i vërtetë i inceneratorëve ka gllabëruar 75 milion euro

LEXO EDHE:  Ish ministri zbulon shifrat “e frikshme”/ Tregon sa shqiptarë janë në burgjet e Europës

Ka një rënie të lehtë në inflacion, por ka dhe një shenjë të mirë se nuk janë rritur çmimet. Kemi stabilitet çmimesh dhe politika jonë monetare ka funksionuar. Kursi i këmbimit ka qëndruar stabël sepse nëse do kishin qoftë inflacion, qoftë nëse do të binte kursi i këmbimit, situata do të përkeqësohej”, theksoi guvernatori i BSH-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Goditja e të vegjëlve/ Në katër vitet e fundit janë mbyllur gati 7,300 biznese

Publikuar

-

Nga

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku konsumi është në tkurrje.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar ka ardhur vazhdimisht në ulje që nga viti 2016. Në fund të 2019-s, në vend kishte 89.3 mijë biznese të vogla, nga gati 97 mijë që u shënua niveli rekord në 2016-n, me një rënie prej 7.5%, ose rreth 7300 subjekte më pak.

Në të kundërt, bizneset më të mëdha duket se po shkojnë drejt konsolidimit dhe rritjes. Numri i subjekteve me 5-9 të punësuar është rritur me gati 18% në periudhën 2016-2019, duke arritur në 7,472.

Më e fortë ka qenë rritja e sipërmarrjeve që kanë nga 10 deri në 49 të punësuar, që në katër vitet e fundit janë shtuar me 32%, duke arritur në 5,836.

Ndonëse në rritje, vendi ka shumë pak sipërmarrje të mëdha, që kanë mbi 50 punonjës. Numri i tyre është 1,429 në fund të 2019-s, me një zgjerim prej gati 25% në katër vitet e fundit.

Në total, numri i subjekteve në vend në 2019-n ishte 4% më i ulët se në 2016-n (rreth 4,400 sipërmarrje më pak), që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e mbylljes së të vegjëlve.

Pavarësisht rritjes së të mëdhenjve, subjektet e vogla me deri në 4 të punësuar janë mbizotëruese, duke përbërë 86% të ndërmarrjeve në vend. Ato janë të rëndësishme sidomos sa i përket punësimit, ku pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar. Sipas INSTAT, në fund të 2019-s kishte 147 mijë të punësuar në këto ndërmarrje, ose gati 28% e punësimit në privat në total.

LEXO EDHE:  “Pandemia goditi fort”/ Sejko nga Kuvendi: Rritja e borxhit e keqe e domosdoshme

LEXO EDHE:  “Vendi ynë është prekur nga tre kriza”/ Malaj tregon ndikimin më të madh në në rënien ekonomike

Subjektet me 5-9 të punësuar përbënin 7.2% të numrit të ndërmarrjeve në vend. Në to janë të punësuar 48 mijë punonjës, ose 9.1% e totalit.

Më e rëndësishme është pesha në punësim i sipërmarrjeve me 10-49 të punësuar, që kanë në listë pagesa rreth 115 mijë punonjës (gati 22% e totalit).

Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë 1.4% të totalit të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në vend, ndonëse këto të fundit janë të rëndësishme sa i përket qarkullimit vjetor dhe punësimit, me 220.5 të punësuar në vend, duke qenë më të rëndësishmit në vend në listëpagesat e subjekteve private.

Sipas INSTAT, Gjatë 2019, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesorë në ekonomi dhe realizuan 46,8% të shitjeve neto, 41,6% të të punësuarve gjithsej dhe 56,3% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve aktive./Monitor

LEXO TE PLOTE