LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa njerëz do të vriste një armë bërthamore moderne?

19 Tetor 2020, 07:34, Blog CNA
Sa njerëz do të vriste një armë bërthamore moderne?

Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë personale, ka pësuar shumë ndryshime për shkak të karantinave të imponuara nga pandemia e Covid-19. Por fatmirësisht deri më tani, nuk është materializuar një skenar shumë më i tmerrshëm: lufta bërthamore.

Jemi ende 2 muaj larg Vitit të Ri, kështu që uroni që gjërat të mbeten kështu siç janë. Pasi siç e tregon një projeksion i jashtëzakonshëm filmik nga kineasti Nill Haloran, një ngjarje e tillë do të sillte një numër shumë më të madh të vdekurish.

Dokumentari i shkurtër, u krijua në partneritet me organizatën ?Nobel Peace Prize Research & Information (NPPRI), e financuar nga Institutit Norvegjez i Nobelit. Ajo synon të nxisë kërkime akademike, dhe fton vazhdimisht në Oslo specialistë të ndryshëm për konferenca, seminare dhe ngjarje të ngjashme.

NPPRI siguroi të dhënat dhe Haloran i vendosi ato në film. Skenari që ata parashikuan përfshinte një armë bërthamore ?relativisht të madhe? prej 800 kiloton, që shpërthen rreth 500 metra mbi nivelin e tokës në një qytet me 4 milion banorë.

?Asnjë shifër nuk mund të llogarisë me saktësi nivelin e shkatërrimit. Por ne mund të bëjmë një përllogaritje të numrit të të vdekurve. Ose të paktën, një hamendësim bazuar në kuptimin tonë, mbi atë që shpërthimet bërthamore u shkaktojnë strukturave të qytetit dhe njerëzve?- Haloran.

Vala goditëse e ajrit të nxehtë, e maksimizon dëmin që mund të shkaktojë edhe një armë e vetme bërthamore, shpjegon ai. Një shpërthim bërthamor, sjell në thelb një yll nga hapësira në Tokë, për një fraksion të sekondës. Nxehtësia dhe presioni i gjeneruar nga kjo ngjarje, do të ishin të jashtëzakonshme.

Sipas këtij skenari, afro 120.000 njerëz – 98 për qind e atyre në një rreze 2 km rreth pikës së shpërthimit – do të vdisnin menjëherë, vlerëson ekipi. Të gjitha ndërtesat brenda kësaj rrezeje, do të fshiheshin nga faqja e dheut, ose do të shkatërroheshin  rëndë, pasi do të flakeshin tej me shpejtësi të madhe.

Jashtë rrezes prej 2 km, presioni i gjeneruar nga shpërthimi, do të ishte i tillë sa që pak njerëz do të kenë shansin t?i mbijetojnë valës së goditjes. Por temperaturat e shkaktuara nga shpërthimi, janë vërtet shumë vdekjeprurëse.

Nxehtësia e lëshuar nga një reaksion bërthamor, mund të shkaktojë djegien spontane të lëkurës edhe jashtë rrezes prej 2 km. Kushdo që ekspozohet në një rreze prej 11 km nga pika e shpërthimit, do të pësojë djegie të shkallës së tretë.

Edhe ata që janë në banesat më larg shpërthimit, nuk janë plotësisht të sigurt. Mbeturinat e krijuara nga shpërthimi do të ?çajnë ndërtesat, dhe mbeturina do të bien si shiu nëpër rrugët e qytetit?. Pastaj, janë pasojat e tjera. Vlerësimi i numrit të saktë të të sëmurëve nga rrezatimi, është i vështirë të llogaritet me saktësi.

Së pari, ka shumë rëndësi si përdoret mbushja bërthamore. Shpërthimet në ajër, shkaktojnë zakonisht më pak ndotje nga rrezatimi në zonën aty pranë afërt. Një shpërthim në nivelin e tokës, do të shkaktonte ndotje të madhe. Këtu ka rëndësi edhe prania e vendstrehimeve, dhe mënyra si reagojnë banorët ndaj kësaj ngjarje.

Kudo midis 100.000 dhe 1.44 milionë njerëz, mund të humbin jetën nga rrezatimi radioaktiv në ditët dhe javët pas hedhjes së bombës. Në përgjithësi, videoja përbën një kujtesë tronditëse se si njerëzimi ka arritur të vendosë vetë yjet brenda një arme.

Ne kemi vendosur një fuqi të tmerrshme në duart e disa njerëzve, dhe kemi besim se ata nuk do ta përdorin atë nga frika e hakmarrjes nga kundërshtari. Por deri tani kemi pasur disa kërcënime në këtë drejtim. Bota është sot në një vend shumë i rrezikuar, dhe nuk ka më kohë më të mirë sesa sot, për të dëgjuar leksionet që na ka lënë e shkuara.

Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve, aktualisht ekzistojnë afro 9.500 mbushje bërthamore aktive në të gjithë botën, dhe rreth 13.500 armë bërthamore në total. Do të bënim mirë të kujtonim se këto armë nuk janë lodra, dhe se nëse ato përdoren nuk do të ketë asnjë fitimtar./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga