LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama u kërkoi të dalin nga greva/ Gratë naftëtare sfidojnë kryeministrin

19 Tetor 2020, 09:26, Aktualitet CNA
Rama u kërkoi të dalin nga greva/ Gratë naftëtare

Kryeministri Edi Rama u kërkoi grave naftëtare që të dilnin nga greva e urisë ndërsa është shprehur i gatshëm për të biseduar me ta.

Gratë naftëtare kanë reaguar duke ju përgjigjur kryeministrit dhe kanë refuzuar që të dalin nga protesta e tyre, duke shtuar se ato e presin në takim.

?A rri ai djali i kryeministrit pa ngrënë. Në i kërkojmë tre gjëra që janë bazike për jetën tonë ujë drita dhe bukë. Le të vijë këtu, jemi të lodhura ne nuk do ta lëmë grevën. Në jemi të vdekura gjithë qyteti ka vdekur. Ai nuk e di si jetojnë qytetarët. I kam dhënë votën dhe tani na kanë nxjerrë në rrugë të madhe. Është bërë i pabesueshëm shikojnë xhepat e tyre dhe nuk duan që tja dinë për populli. Jo ne nu dalim nga greva. Është gënjeshtra e Ramës, se erdhi na tha që lekët do ti merrni kokërr më kokërr.?- thanë gratë naftëtare./CNA.al

Lajmet e fundit nga