LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama thirrje naftëtarëve të Ballshit/ Ndërprisni grevën, jam i gatshëm të bisedojmë!

19 Tetor 2020, 09:00, Politikë CNA
Rama thirrje naftëtarëve të Ballshit/ Ndërprisni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Ballsh ku kaftëtarët prej më shumë se 20 ditësh ndodhen në grevë urie për pagat e tyre.

Rama i bën thirrje të nderpresin grevën dhe thekson se është i gatshëm të ulet e të bisedojë me ta.

?U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga