Connect with Us

Rama shpërndan videon e Merkel/ Apeli i fortë për qytetarët: Po përballemi me muaj të vështirë

Politikë

Rama shpërndan videon e Merkel/ Apeli i fortë për qytetarët: Po përballemi me muaj të vështirë

Publikuar

-

Raporti i EuCham “shuplakë” qeverisë/ Rama, fajtor për krizën ekonomike

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, paralajmëroi pasditen e sotme qytetarët se nëse nuk respektojnë masat anti-Covid, vendi rrezikon të mbyllet sërish.

Pas kësaj deklarate, Rama ka publikuar një video të kancelares gjermane Angela Merkel, ku kjo e fundit i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të respektojnë masat.

Merkel u kërkon qytetarëve që të shmangin takimet dhe grumbullimet, duke theksuar se po përballemi me muaj të vështirë.

Të dashur bashkëqytetarë, më së fundmi, duke nisur nga kjo javë ne e dimë se tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë së koronavirusit. Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë. Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona.

Më lejoni t’ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo” për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani. Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë, ata nuk do të mund të vazhdojnë më. Pra, çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë, thjesht sepse secili prej nesh vazhdimisht të mbajë distancë minimale, të mbajë mbrojtjen e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës”, thekson Kancelarja Merkel./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Publikuar

-

Nga

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Aktori i njohur i humorit dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Julian Deda, ka ironizuar kryebashkiakun e TIranës Erion Veliaj.

Duke iu referuar deklaratës së bërë më parë nga Veliaj, i cili thotë se do mbahet mend për ndërtimin e paqeve, Deda e sulmon ashpër.

Aktori e akuzon për pisllëqe, mashtrime, vjedhje, shantazhe, pedofili politike dhe për një sërë gjërash të tjera.

Ai thotë se Veliaj nuk do mbahet mend për parqe, por për të këqijat që ka bërë nën drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Si thoshte Erion fiku dikur? “Dua të mbahem mend si njeriu që ndërtoi më shume parqe se pallate”.

Ta them unë për çfarë do mbahesh mend mor rrencak.

Do mbahesh mend për betonin, për pisllëkun, për mashtrimet, për vjedhjet, për shtirjet, për vdekjen e adoleshentit në Sharrë, për lëpirjet, për rritjen e çmimit të ujit, për taksat që rrite, për kjoskat, për trafikun, për prishjen e Teatrit Kombëtar, për blerje njerëzish, për shantazhe mediash, për pafytyrësinë që të karakterizon, për pedofilinë politike, për mos funksionimin e Teatrit të Metropolit, për falsitetin, për parkingjet që eleminove, për ujin e pijshëm që nuk na e solle kurrë në shtëpi, për servilizmin, për mashtrimet, për sjelljen e ndyrë ndaj gazetarëve, për përmbytjet, për zero jeshil-llëk në qytet, për fasadën boshe, për degjenerimin e kryeqytetit në përgjithësi.

Ja, për këto do mbahesh mend dhe jo për parqe”, shkruan Julian Deda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për situatën shëndetësore në vendin tonë dhe për menaxhimine oandemisë së koronavirusit.

Shehu ngre akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë, ndërsa e bën përgjegjës të gjendjes së shëndetësisë.

Përsa i përket deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për numrin e viktimave, ish-deputeti kërkon që Prokuroria të vërtetojë denoncimin dhe të mos hezitojë nga intimidimet e kreut të qeverisë.

Rama me keq menaxhimin Covid, përgjegjës i gjendjes tragjike të vendit, jo personeli që po bën një punë heroike, të cilin ai e ka diskriminuar.

Basha i vuri “gishtin plagës”, ai foli konkretisht, nuk bëri deklamime, por ftoi prokurorinë për të hetuar, vërtetuar e dhënë vendimet. Shpresoj që Prokuroria të mos hezitojë mbas intimidimeve të Ramës.

Metodika e konfirmimit të çdo rasti vetëm me pozitivitetin e “tamponit”, kur të tillë nuk ka- iluzive e mashtruese. Testet PCR të pazëvendesueshëm nga ato imunologjike, janë komplementare.

Pozitiviteti i testimeve te ne i frikshëm, duhen shumëfishuar në numër. Kjo Qeveri me vaksinën nëpërpjet Covax na ka futur në listën e Afrikës Qendrore”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Publikuar

-

Nga

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur sot një takim me strukturat e PD-së së Kukësit dhe të rinjtë e forumit në këtë qytet.

Demokrati e cilëson Kukësin si portën strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin.

Ai thekson se PD dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, janë zotuar publikisht se në ditën e parë të punës në qeveri, do të heqin traun që sipas tij, po rrjep shqiptarët.

E pranoj se kam debulesë për Kukësin. I vetmi qytet i Shqipërisë kandidat për çmimin Nobel për Paqe. Mikpritje dhe bujari e jashtëzakonshme.

Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!

Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill!

PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet!“, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE