LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po Gert Bogdani kur do flasë për inceneratorët?!

19 Tetor 2020, 09:07, Aktualitet CNA

Po Gert Bogdani kur do flasë për inceneratorët?!

Një personazh i pompuar fort në politikë. Dikur një socialist i paepur, më pas zëdhënës i Lulzim Bashës, Gert Bogdani e ka pasur rrugën politike autostradë.

Për shumë vite kryetar i FRPD, i pa zgjedhur kurrë Gerti do bëhej jo vetem kryetar mini bashkie por edhe deputet i PD.

Së fundi, ai pretendon sërish të jetë një nga deputetët e ardshëm të listës Ruli-Basha, dhe pak ditë më parë kaloi me sukses edhe sprovën e votimit skualifikues.

Qënia si kandidat dhe situata politike e sotme e opozitës është paska kontradiktore për Gert Bogdanin, i cili prej kohësh nuk po shfaqet publikisht.

Dalja e tij e fundit janë disa foto në mediat e Zimbaves, që e identifikonin në krah të Mirel Mërtirit i cili në ato shkrime shfaqej me emër tjetër dhe akuzohej për një aferë korruptive të cilën ai e ka mohuar.

Mirel Mërtiri është një prej strumbullarëve kryesorë të skandalit më të madh korruptiv në 30 vite, siç pretendon PD në denoncimet e saj. CNA.al ka publikuar me dhjetra shkrime për lidhjet e Mirel Mërtirit me incenëratorët, përfshi këtu bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja e cila është edhe pronarja e kompanisë që ka ndërtuar atë që Edi Rama e quan incenerator modern në Elbasan.

Në foton e mesipërme Gert Bogdani shoqëron Mirel Mërtirin në një takim me eksponentë të lartë të qeverisë në Zimbave, njëri prej të cilëve në pranga për korrupsion. Nga ana tjetër Bogdani asnjëherë nuk ka sqaruar pse ndodhej në atë takim? Si shkoi në Zimbave? Cila ishte arsyeja e vizitës dhe takimeve me Mërtirin në krah? A është ai personi që e ka siguruar këtë takim? Kjo për shkak të njohjeve dhe detyrave që ka mbajtur në organizmat ndërkombëtare të të rinjve.

Tenderat korruptivë 60 mln dollarë në Zimbabve/ Gert Bogdani nuk pranon të flasëBogdani edhe nuk ka dhënë një sqarim të qartë dhe kur PD po denoncon aferën korruptive të inceneratorëve dhe Lulzim Basha thekson se paratë i jepen personave me lidhje me anëtarët e bandës së Lulshnjës, çuditërisht Gert Bogdani jo vetëm është në listën e 495 kandidatëve, por edhe pretendon të jetë minimalisht numri 11 në Tiranë, ashtu si në vitin 2017.

Denoncimet dhe beteja politike e PD me inceneratorët e filluar fort së fundi është për tu lavdëruar, por ajo bëhet totalisht e pabesueshme kur në listat e saj kandidojnë shoqëruesit e Mirel Mërtirit në vendet afrikane aty ku këto lloj investimesh nuk u lejuan nga qeveritë.

Bogdani është një nga emrat që ve në dyshim përballjen e Lulzim Bashës dhe drejtuesve të PD me inceneratorët, prezenca e tij në krah të të akuzuarit kryesor dhe qënia në listën kryesore të kandidatëve është sa e pakuptimtë aq edhe banale për një çështje e cila merr nota të tjera kur shfaqen shërbëtoret e Mirel Mërtirit si kandidatë të PD./CNA.al

Tenderat korruptivë 60 mln dollarë në Zimbabve/ Gert Bogdani nuk pranon të flasë

Basha nuk çon në SPAK inceneratorët/ Gert Bogdani si garanci për pazaret

Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve

Lajmet e fundit nga