LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër vjen në Tiranë ministri i Jashtëm grek/ PDIU njofton protestë: Shqipëria nuk ka as det e as tokë për të falur

19 Tetor 2020, 16:04, Politikë CNA
Nesër vjen në Tiranë ministri i Jashtëm grek/ PDIU njofton

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka organizuar një protestë për ditën e nesërme, kur pritet të vijë në Tiranë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

PDIU e Shpëtim Idrizit ka bërë një thirrje për qytetarët që të dalin së bashku me ta nesër për një tubim paqësor përpara Ministrisë së Jashtme, në orën 11:00.

Gjithashtu, PDIU i bën thirrje qeverisë të marrë parasysh axhendën e BE, e cila përcakton zgjidhjen çështjes came, heqjen e ligjit të luftës dhe marrëveshjen e detit.

?Mos prek Shqipërinë!? ?Mos harro Çamërinë!? Shoqata patriotike ?Çamëria? dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për: Çështjen Çame. Heqjen e ligjit të luftës. 12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për  të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:  Zgjidhjen çështjes çame. Heqjen e ligjit të luftës. Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë. Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur. Nesër ora 11:00 Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga