LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mesazh Ramës/ Thuaj popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde!

19 Tetor 2020, 12:18, Politikë CNA
Meta mesazh Ramës/ Thuaj popullit që je peng dhe vazhdo punën

Gjatë konferencës për mediat, presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Ai i bëri thirrje Ramës t?i tregojë popullit se është marrë peng dhe të bëjë aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng.

?Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës. Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e cdo qytetari. Le ta dijnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja.
Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës. Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde?, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga