Connect with Us

“Meta komandant i LSI”/ Luan Rama nuk i kursehet kryeministrit: Nuk e fsheh dot injorancën ligjore dhe kushtetuese

Politikë

“Meta komandant i LSI”/ Luan Rama nuk i kursehet kryeministrit: Nuk e fsheh dot injorancën ligjore dhe kushtetuese

Publikuar

-

Luan Rama bën deklaratën e papritur/ Më 25 prill nuk do të ketë më Parti Socialiste

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për presidentin Ilir Meta, të cilin e quajti komandant të LSI-së.

Rama thotë se stili i të shkruarit të kreut të qeverisë nuk mund ta fshehë lajthitjen apo shfaqjen e injorancës së këtij të fundit në çështjet ligjore dhe kushtetuese.

Nënkryetari i LSI-së pretendon se kryeministri nuk ia ka dalë të mësojë qoftë edhe formalisht kodet etike e të përgjegjësisë shtetërore të detyrës që kryen dhe të raporteve të tij kushtetuese me institucionet e tjera të vendit.

Sipas tij, këmbëngulja e kryeministrit për t’i mbushur mendjen të tjerëve se ka të drejtë edhe kur është injorant, është jashtë çdo limiti ku mund të të justifikojë arsyeja njerëzore.

Një shpjegim i thjeshtëzuar i kushtetutës dhe ligjit për Kryeministrin.

Për dreq, jo gjithmonë veçantia stilistike apo përpjekja për një stil të shkruari duke përdorur një sintakse të zgjedhur, kinse “me kujdes”, ia qëllon të mbulojë apo të fshehë lajthitje apo shfaqje injorance e deformimi në njohuritë apo dijenitë e individit që rreket vetëm pas fjalëve të renditura në fjali, ani pse pa asnje lidhje logjike me sistemin e referimit që zgjedh.

Shembulli më tipik në tipizimin e injorancës ligjore dhe kushtetuese është për fat të keq në shumë raste vetë Kryeministri me qëndrimet e veta publike.

Ai edhe pse ka më shumë se shtatë vjet në detyrën e kryetarit të qeverisë, nuk ia ka dalë të mësojë qoftë edhe formalisht kodet etike e të përgjegjësisë shtetërore të detyrës që kryen dhe të raporteve të tij kushtetuese me institucionet e tjera të vendit.

Prej mosnjohjes e prej mungesës së kapaciteteve intelektuale për të mësuar mund të shfaqesh injorant dhe kjo gjë nuk përbën ndonjë mëkat, por të këmbëngulësh në mënyrë injorante t’u mbushësh mendjen të tjerëve se ke të drejtë edhe kur je injorant, kjo është pastaj jashtë çdo limiti ku mund të të justifikojë arsyeja njerëzore.

Për të konkretizuar çfarë thashë më lart, po marr si shembull vetëm replikën apo përgjigjen më të fundit të Kryeministrit të vendit, adresuar Presidentit të Republikës në lidhje me autoritetin kushtetues të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Publikuar

-

Nga

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Aktori i njohur i humorit dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Julian Deda, ka ironizuar kryebashkiakun e TIranës Erion Veliaj.

Duke iu referuar deklaratës së bërë më parë nga Veliaj, i cili thotë se do mbahet mend për ndërtimin e paqeve, Deda e sulmon ashpër.

Aktori e akuzon për pisllëqe, mashtrime, vjedhje, shantazhe, pedofili politike dhe për një sërë gjërash të tjera.

Ai thotë se Veliaj nuk do mbahet mend për parqe, por për të këqijat që ka bërë nën drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Si thoshte Erion fiku dikur? “Dua të mbahem mend si njeriu që ndërtoi më shume parqe se pallate”.

Ta them unë për çfarë do mbahesh mend mor rrencak.

Do mbahesh mend për betonin, për pisllëkun, për mashtrimet, për vjedhjet, për shtirjet, për vdekjen e adoleshentit në Sharrë, për lëpirjet, për rritjen e çmimit të ujit, për taksat që rrite, për kjoskat, për trafikun, për prishjen e Teatrit Kombëtar, për blerje njerëzish, për shantazhe mediash, për pafytyrësinë që të karakterizon, për pedofilinë politike, për mos funksionimin e Teatrit të Metropolit, për falsitetin, për parkingjet që eleminove, për ujin e pijshëm që nuk na e solle kurrë në shtëpi, për servilizmin, për mashtrimet, për sjelljen e ndyrë ndaj gazetarëve, për përmbytjet, për zero jeshil-llëk në qytet, për fasadën boshe, për degjenerimin e kryeqytetit në përgjithësi.

Ja, për këto do mbahesh mend dhe jo për parqe”, shkruan Julian Deda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për situatën shëndetësore në vendin tonë dhe për menaxhimine oandemisë së koronavirusit.

Shehu ngre akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë, ndërsa e bën përgjegjës të gjendjes së shëndetësisë.

Përsa i përket deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për numrin e viktimave, ish-deputeti kërkon që Prokuroria të vërtetojë denoncimin dhe të mos hezitojë nga intimidimet e kreut të qeverisë.

Rama me keq menaxhimin Covid, përgjegjës i gjendjes tragjike të vendit, jo personeli që po bën një punë heroike, të cilin ai e ka diskriminuar.

Basha i vuri “gishtin plagës”, ai foli konkretisht, nuk bëri deklamime, por ftoi prokurorinë për të hetuar, vërtetuar e dhënë vendimet. Shpresoj që Prokuroria të mos hezitojë mbas intimidimeve të Ramës.

Metodika e konfirmimit të çdo rasti vetëm me pozitivitetin e “tamponit”, kur të tillë nuk ka- iluzive e mashtruese. Testet PCR të pazëvendesueshëm nga ato imunologjike, janë komplementare.

Pozitiviteti i testimeve te ne i frikshëm, duhen shumëfishuar në numër. Kjo Qeveri me vaksinën nëpërpjet Covax na ka futur në listën e Afrikës Qendrore”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Publikuar

-

Nga

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur sot një takim me strukturat e PD-së së Kukësit dhe të rinjtë e forumit në këtë qytet.

Demokrati e cilëson Kukësin si portën strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin.

Ai thekson se PD dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, janë zotuar publikisht se në ditën e parë të punës në qeveri, do të heqin traun që sipas tij, po rrjep shqiptarët.

E pranoj se kam debulesë për Kukësin. I vetmi qytet i Shqipërisë kandidat për çmimin Nobel për Paqe. Mikpritje dhe bujari e jashtëzakonshme.

Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!

Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill!

PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet!“, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE