Connect with Us

Kryemadhi reagon pas sulmit të grevistes/ Thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Fierit

Politikë

Kryemadhi reagon pas sulmit të grevistes/ Thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Fierit

Publikuar

-

Kryemadhi reagon pas sulmit të grevistes/ Thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Fierit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka publikuar një video të një grevisteje, e cila tha “Vjen znj. Monika e thotë ‘edhe unë e kam portofolin bosh’”.

Kryemadhi pretendon se kjo grua nuk ishte në takimin që ajo bëri me grevistet disa ditë më parë, ndërsan thekson se ajo grua është mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase.

Sipas saj, kjo grua është përdorur nga qeveria, ndërsa i kërkon kryeministrit Edi Rama të largojë duart nga gratë e Fierit.

“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!”, shkruan ajo.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetarit Ismet Drishti/ Policia jep detajet

Ndërkohë, LSI ka publikuar edhe deklaratën e një naftëtareje greviste, e cila thotë se zonja nuk ka qenë atë natë kur takuan kryetaren e LSI-së.

Jam një greviste e grevës së urisë në Kombinatin e Punimit të Naftës në Ballsh. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur në lidhje me zonjën Kryemadhi nuk ka qenë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe zonjës Kryemadhi i kërkojmë ndjesë”, shprehet ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Publikuar

-

Nga

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Aktori i njohur i humorit dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Julian Deda, ka ironizuar kryebashkiakun e TIranës Erion Veliaj.

Duke iu referuar deklaratës së bërë më parë nga Veliaj, i cili thotë se do mbahet mend për ndërtimin e paqeve, Deda e sulmon ashpër.

Aktori e akuzon për pisllëqe, mashtrime, vjedhje, shantazhe, pedofili politike dhe për një sërë gjërash të tjera.

Ai thotë se Veliaj nuk do mbahet mend për parqe, por për të këqijat që ka bërë nën drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Si thoshte Erion fiku dikur? “Dua të mbahem mend si njeriu që ndërtoi më shume parqe se pallate”.

Ta them unë për çfarë do mbahesh mend mor rrencak.

Do mbahesh mend për betonin, për pisllëkun, për mashtrimet, për vjedhjet, për shtirjet, për vdekjen e adoleshentit në Sharrë, për lëpirjet, për rritjen e çmimit të ujit, për taksat që rrite, për kjoskat, për trafikun, për prishjen e Teatrit Kombëtar, për blerje njerëzish, për shantazhe mediash, për pafytyrësinë që të karakterizon, për pedofilinë politike, për mos funksionimin e Teatrit të Metropolit, për falsitetin, për parkingjet që eleminove, për ujin e pijshëm që nuk na e solle kurrë në shtëpi, për servilizmin, për mashtrimet, për sjelljen e ndyrë ndaj gazetarëve, për përmbytjet, për zero jeshil-llëk në qytet, për fasadën boshe, për degjenerimin e kryeqytetit në përgjithësi.

Ja, për këto do mbahesh mend dhe jo për parqe”, shkruan Julian Deda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për situatën shëndetësore në vendin tonë dhe për menaxhimine oandemisë së koronavirusit.

Shehu ngre akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë, ndërsa e bën përgjegjës të gjendjes së shëndetësisë.

Përsa i përket deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për numrin e viktimave, ish-deputeti kërkon që Prokuroria të vërtetojë denoncimin dhe të mos hezitojë nga intimidimet e kreut të qeverisë.

Rama me keq menaxhimin Covid, përgjegjës i gjendjes tragjike të vendit, jo personeli që po bën një punë heroike, të cilin ai e ka diskriminuar.

Basha i vuri “gishtin plagës”, ai foli konkretisht, nuk bëri deklamime, por ftoi prokurorinë për të hetuar, vërtetuar e dhënë vendimet. Shpresoj që Prokuroria të mos hezitojë mbas intimidimeve të Ramës.

Metodika e konfirmimit të çdo rasti vetëm me pozitivitetin e “tamponit”, kur të tillë nuk ka- iluzive e mashtruese. Testet PCR të pazëvendesueshëm nga ato imunologjike, janë komplementare.

Pozitiviteti i testimeve te ne i frikshëm, duhen shumëfishuar në numër. Kjo Qeveri me vaksinën nëpërpjet Covax na ka futur në listën e Afrikës Qendrore”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Publikuar

-

Nga

Këlliçi zotohet nga Kukësi/ Në ditën e parë të punës në qeveri, PD do heqë traun

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur sot një takim me strukturat e PD-së së Kukësit dhe të rinjtë e forumit në këtë qytet.

Demokrati e cilëson Kukësin si portën strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin.

Ai thekson se PD dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, janë zotuar publikisht se në ditën e parë të punës në qeveri, do të heqin traun që sipas tij, po rrjep shqiptarët.

E pranoj se kam debulesë për Kukësin. I vetmi qytet i Shqipërisë kandidat për çmimin Nobel për Paqe. Mikpritje dhe bujari e jashtëzakonshme.

Shumë faleminderit për pritjen të rinjve të FRPD Kukës dhe kryetarit të ri Indrit Cengu!

Kukësi është porta strategjike ku shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës takohen, komunikojnë e shkëmbejnë të mira me njëri-tjetrin. Sot kuksianët paguajnë për të hyrë e dalë në vendin e tyre. Një padrejtësi e madhe që do mbarojë më 25 Prill!

PD dhe kryetari Basha janë zotuar publikisht se në ditën 1 të punës, Qeveria Basha do të heqë traun që po rrjep shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Durim deri më 25 Prill. Trau do të hiqet!“, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE