Connect with Us

Italia shtrëngon masat kufizuese ndaj COVID-19/ Kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë

Bota

Italia shtrëngon masat kufizuese ndaj COVID-19/ Kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë

Publikuar

-

Itali ka shtrënguar masat kufizuese në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve dy ditët e fundit.
Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se masat janë marrë për të “shmangur një mbyllje totale”.

Kryetarët e qyteteve do të kenë fuqi të mbyllin hapësirat publike pas orës 21:00 ashtu si edhe të vendosin për orën e hapjes së restoranteve dhe numrin e njerëzve të lejuar do të kufizohet. Conte në një adresim në televizion të dielën mbrëma tha se “nuk mund të humbim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një izolim total, i cili do ta dëmtonte ekonominë”.

“Qeveria është këtu, por të gjithë duhet ta bëjnë pjesën e vet”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Tritan Kalo video-mesazh për t’u mbrojtur nga Covid/ Mbyllja e vendit, problem në aspektin social dhe psikologjik

Ai ka shtuar se masat më efektive që mbeten në fuqi janë maska, distanca sociale dhe higjiena.
Ndër masat e reja janë edhe: ndryshimi i mësimit në shkolla, që sipas njoftimit do të inkurajohet mësimi në distancë, restorantet dhe kafetë do të mbyllen në mesnatë, por pas orës 18:00 vetëm shërbimi në tavolinë do të lejohet dhe numri i lejuar do të jetë maksimum gjashtë persona. Konferencat dhe festivalet janë suspenduar, pishinat dhe palestrat do të ndërmarrin masa të reja për të funksionuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kancelarja Merkel kërkon kompetenca emergjente përballë COVID-it

Publikuar

-

Nga

Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZenec

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se i ka kërkuar parlamentit kompetenca të përkohëshme që do t’u jepnin mundësi autoriteteve federale të vënë në zbatim masa kufizuese mbarëkombëtare për të parandaluar një valë të tretë të pandemisë.

Kancelarja Merkel bëri komente për gazetarët pasi kabineti i saj miratoi një projektligj që do t’i jepte qeverisë së saj kompetenca për të vendosur kufizime si orën policore dhe mbylljen e shkollave e bizneseve në zona me ritme të larta infeksionesh.

Zonja Merkel tha se masat janë të nevojshme për të “penguar valën e tretë të pandemisë dhe për të ndalur ritmet e shpejta të infektimeve” në ato zona ku ka më shumë se 100 të infektuar për çdo 100 000 banorë për tre ditë radhazi brenda një jave.

Më herët këtë vit, kur po parashtronte një plan për rihapjen e aktivitetit dhe heqjen e kufizimeve, zonja Merkel përmendi nevojën për të përdorur “frenat e emergjencës” nëse shtohen përsëri rastet me koronavirus.

LEXO EDHE:  Flet eksperti amerikan Fauci/ Ja cila është kura më e mirë për të luftuar koronavirusin

LEXO EDHE:  Italia me shifra shqetësuese/ 812 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Udhëheqësja gjermane e ka bërë të qartë se këto masa kanë qenë të nevojshme prej kohësh. Duke përmendur shifrat e Institutit Robert Koch të Sëmundjeve Infektive, ajo tha se kohët e fundit janë diagnostikuar afro 11 000 raste të reja në ditë dhe se thuajse të gjithë shtretërit në pavionet e kujdesit intensiv janë të zëna. Ajo shprehu shpresën se projektligji do të miratohet pa vonesë në parlament.

Zonja Merkel u ka bërë thirrje gjermanëve të tregohen të duruar, duke nënvizuar se vaksinimet “çdo ditë sjellin një inerci të re” kundër sëmundjes./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Një tjetër shtet lehtëson masat kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Një tjetër shtet lehtëson masat kundër COVID-19

Norvegjia do të nisë lehtësimin e masave kufizuese kundër koronavirusit nga e premtja, duke përfshirë heqjen e ndalesës për shitje të alkoolit, që është vendosur para Festës së Pashkëve, ka thënë kryeministrja Erna Solberg të martën.

Restorantet dhe kafiteritë tjera mund të nisin shitjen e alkoolit për konsumatorët që porosinin ushqim deri në orën 22:00, ka thënë Solberg.

Organizimet sportive dhe ato kulturore për fëmijë dhe të rinj mund të zhvillohen me audiencë deri në 50 persona, apo deri në 600, nëse ato zhvillohen në ambiente të jashtme.

“Falë faktit që njerëzit kanë qenë të kujdesshëm dhe nuk kanë kontribuuar në rritje të rasteve për Pashkët, ne mund të marrim hapat e parë të planit për hapje të premten”, ka thënë Solberg.

Ndonëse rregullat në nivel kombëtar do të lehtësohen, ende mund të ketë kufizime në nivel lokal apo rajonal, ka thënë Solberg.

LEXO EDHE:  Koronavirusi, Italia në rrethim

LEXO EDHE:  Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestuar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Vendimi për hapje të shkollave dhe kopsheve për fëmijë do të merret në nivel lokal, për shkak të numrit të ndryshëm të rasteve.

Norvegjia ka menaxhuar relativisht mirë pandeminë, në krahasim me vendet tjera evropiane, mirëpo së fundmi një rritje e shkallës së infektimit, ka rezultuar me masa më të ashpra./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Flamuri i Kosovës bëhet shkak për ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB

Publikuar

-

Nga

Flamuri i Kosovës bëhet shkak për ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB

Flamuri i Kosovës është bërë shkaktar i ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përfaqësuesi i Rusisë, Dimitri Poljanski, kërkoi nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heqë flamurin e Kosovës që ndodhej pas saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet i pavarur, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë ambientin, ose të heq flamurin”, tha përfaqësuesi rus.

Ndaj kërkesës së Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që kryediplomatja nga Kosova të ndryshojë pamjen. “Ky nuk është një takim zyrtar dhe nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjen pas saj për të vijuar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO EDHE:  Tritan Kalo video-mesazh për t’u mbrojtur nga Covid/ Mbyllja e vendit, problem në aspektin social dhe psikologjik

LEXO EDHE:  Tritan Kalo video-mesazh për t’u mbrojtur nga Covid/ Mbyllja e vendit, problem në aspektin social dhe psikologjik

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka pezulluar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për të vazhduar konsultimet në një mbledhje të mbyllur pas kërkesës së Rusisë. Ndërkohë pas një ndërprerje të takimit online, Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija./euronews

LEXO TE PLOTE