LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë”/ Bardhi: Në 10 ditë është ndezur vetëm dy herë

19 Tetor 2020, 20:48, Politikë CNA
“Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë”/

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, deklaroi pak më parë se inceneratori i Elbasanit nuk punon.

Teksa komentoi videon e publikuar nga kreu i qeverisë dy ditë më parë, Bardhi tha se për tre vite, inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë.

?Fakti është që shqiptarët kanë paguar 70 milionë euro për 3 inceneratorë që sot nuk punojnë. Inceneratori i Elbasanit do duhej të ishte në punë që prej vitit 2017. Matësi tregon që është prodhuar energji nga ai incenerator për 22 ditë punë. Me konsumin e energjisë që ka treguar Kryeministri ka treguar në emisionin tuaj, tregohet që ai impiant ka punuar vetëm 22 ditë?, u shpreh ai në emisionin ?Opinion?.

Demokrati theksoi më tej se PD ka dërguar njerëz te inceneratori i Elbasanit dhe sipas tij, ka verifikuar se në 10 ditët e fundit inceneratori është ndezur vetëm dy herë.

?Ne kemi çuar njerëz edhe sot dhe kemi çuar gjatë këtyre 10 ditëve që kemi bërë denoncimin, në këto 10 ditë është ndezur vetëm 2 herë. Nga 313 ditë në vit, sipas kontratës nuk ka punuar në këto 3 vite më shumë se 22 ditë?, deklaroi Bardhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga