LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Lleshaj/ S’kemi më nevojë për strategji kundër kanabisit

19 Tetor 2020, 18:51, Politikë CNA
Habit Lleshaj/ S’kemi më nevojë për strategji kundër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke folur për fenomenin e kultivimit të kanabisit në intervistën për ?Ilva Now?, deklaroi se, fjala kanabizim është e tepruar pasi norma e kultivimit është në nivelin e një vendi normal.

?Kanabisi nuk është më një problem shqetësues në Shqipëri, kanabisi është një problem në Shqipëri siç është një problem në çdo vend tjetër normal sot. Është afruar shumë me parametrat normal. Raporti i fundit i KE thotë se Shqipëria është i vetmi vend që i nënshtrohet një monitorimi nga një palë e tretë siç është Italia?, tha z. Lleshaj.

Në bilancin e tij, ministri i Brendshëm iu referua të dhënave që vijnë nga autoritet italiane, ku gjatë vitit aktual tha se është bllokuar në total një sasi prej më pak se 1 ton kanabis.

?Këtë vit janë kapur vetëm 900 kg në Itali për vitin 2020. Ka një numër më të madh të asgjësuar bimësh. Në këtë fushë sa më shumë të kontrollosh gjasat janë për të gjetur?, deklaroi ai.

Z. Lleshaj theksoi se, Shqipëria nuk ka më nevojë për një strategji kombëtare për kanabisin, por foli për nevojën e një strategjie kundër drogës në përgjithësi.

?Policia thotë se nuk ka nevojë për një strategji kombëtare kundër kanabisit. Ndërsa për drogën në tërësi ka nevojë për një strategji kombëtare dhe ne po punojmë në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Policia tashmë e ka fituar kontrollin e plotë mbi territorin?, deklaroi ministri.

Ministri i Brendshëm foli për aktorë që janë të interesuar për ngritjen e kauzës së ?fenomenit të kanabisit? duke iu referuar opozitës por shtoi se, ka dhe gazetarë që e kanë kaluar verën maleve për të zbuluar parcela me kanabis.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe, z. Lleshaj e pranoi se shkaku për vrasjen e dy të rinjve mund të jetë bërë kanabisit, por tha se bëhet fjalë për një parcelë të vogël me bimë narkotike./euronews

Lajmet e fundit nga