LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazment Bardhi flet me emra/ Kush qëndron pas tre inceneratorëve

19 Tetor 2020, 21:01, Politikë CNA
Gazment Bardhi flet me emra/ Kush qëndron pas tre inceneratorëve

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur mbrëmjen e sotme me emra.

Bardhi pretendon se pas tre inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit qëndrojnë kryeministri Edi Rama, ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ndërkohë, ai theksoi se aksionerja në Elbasan është Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit.

?Edi Rama, Arben Ahmetja dhe Erion Veliaj, këta janë pronarët.

Aksionerja në Elbasan është Stela Gugallja, 23 vjece. E ka krijuar kompaninë një javë para se të lidhte kontratën dhe ka marrë 23 milionë euro?, deklaroi demokrati në emisionin ?Opinion?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga