LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO- NASA përgatitet për misionin e radhës/ Përpjekja e ekipit për të marrë mostrën nga asteroidi Bennu

19 Tetor 2020, 11:30, Kuriozitete CNA
FOTO- NASA përgatitet për misionin e radhës/ Përpjekja e

NASA po përgatitet për të marrë disa mostra nga një asteroid i quajtur Bennu, mostrat e të cilit do të zbresin në Tokë në vitin 2023.

Agjencia hapësinore njoftoi se ekipi i saj do të prekë për pak sekonda asteroidin Bennu pasi një organizimi prej 4 orësh.

Sapo të ulet, një krah robotik do të përpiqet të mbledhë mostra të sipërfaqes që do të ruajë dhe të kthehet në Tokë – një udhëtim që pritet të zgjasë deri në tre vjet.

Shkencëtarët shpresojnë se misioni do të thellojë kuptimin tonë se si u formuan planetët dhe si filloi jeta dhe të sigurojë depërtim mbi asteroidët që mund të ndikojnë në Tokë.

Vendi Nightingale është zgjedhur sepse paraqet një nga zonat më të qarta në sipërfaqen e asteroidit me qasjen më të mirë në materialin e imët. Nëse ulja shkon edhe pak e gabuar, OSIRIS-REx do ta gjejë veten në një territor të pabesë, shpjegoi NASA./ CNA.al

Lajmet e fundit nga