LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksperti zbulon veprimin që mund t’iu mbrojë nga Coronavirus

19 Tetor 2020, 10:21, Lifestyle CNA
Eksperti zbulon veprimin që mund t’iu mbrojë nga Coronavirus

Nga mbajtja e një maske te larja e rregullt e duarve, ka disa gjëra që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e koronavirusit . Tani, një ekspert ka pohuar se Larja e hpesht e dhëmbëve mund të ndihmojë gjithashtu për t’ju mbrojtur nga Covid-19. Profesori Martin Addy, një profesor stomatologjie në Universitetin e Bristol, ka bërë thirrje që edhe larja e dhëmbëve të promovohet krahas larjes së duarve.

Duke folur për The Telegrafi , ai shpjegoi: ?Pasta e dhëmbëve përmban të njëjtat detergjentë si ato që gjenden në xhel për larjen e duarve të rekomanduara.

Veprimi antimikrobik i pastës së dhëmbëve në gojë vazhdon për tre deri në pesë orë dhe, në këtë mënyrë, do të zvogëlojë ngarkesën virale në pështymë ose infeksionin nga viruset që hyjnë në gojë.?

Profesori Addy këshillon që njerëzit duhet të lajnë dhëmbët sa herë që largohen nga shtëpia.

Ai shtoi: ?Për shumicën dërrmuese, koha e larjes së dhëmbëve duhet të përqendrohet kur ata janë gati të dalin nga shtëpitë e tyre për të ushtruar ose për të bërë pazar. Idealisht, frekuenca e larjes së dhëmbëve duhet të rritet“.

Kjo nuk është hera e parë që Profesor Addy promovon idenë e pastrimit të dhëmbëve shtesë për të zvogëluar rrezikun tuaj të Covid-19./ CNA.al

Lajmet e fundit nga