LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e kufirit detar/ Ministri i jashtëm grek zbarkon nesër në Tiranë

19 Tetor 2020, 08:09, Politikë CNA
Çështja e kufirit detar/ Ministri i jashtëm grek zbarkon

Ministri i jashtëm grek në Greqi Nikos Dendias pritet të mbërrijë nesër në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.

Fillimisht Dendias mbërrin në orën 11:00 në Rinas dhe takon Gent Cakajn. Më pas Ramën me të cilin do kenë dhe një konferencë për shtyp teksa në axhendë ka dhe një takim me Metën.

?Në zemër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.
Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja EEZ mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë , pa ndërhyrjen e Turqisë. Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ me Shqipërinë, ?fronti perëndimor? i EEZ greke mbyllet dhe hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron.?? shkruajnë mediat greke./CNA.al

Lajmet e fundit nga