Politikë
Basha nuk i ndahet inceneratorëve/ Tregon rrugën sesi PD do rikuperojë “paratë e grabitura”

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk i ndahet aferës korruptive të inceneratorëve ndërsa ngre pyetjen se kush fshihet pas kësaj dhe kush është peshku i madh.
“Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Në Shqiperi heshtje totale!Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje”, u shpreh Basha.
Ai thekson se mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Basha publikoi platformën e PD se si do t’i rikuperojë paratë e grabitura me skema mafioze.
“Sot ndaj me mediat dhe qytetarët rrugët se si do t’i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia.
Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme”, tha Basha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...