LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla në mbrojtje të inceneratorëve/ Basha po i vë gjobë kompanisë, nuk ka për parim plehrat

19 Tetor 2020, 14:29, Politikë CNA
Balla në mbrojtje të inceneratorëve/ Basha po i vë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sulmoi ashpër kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për deklaratat e bëra ditët e fundit për inceneratorët.

Balla tha se Basha nuk e ka për parim të flas për plehrat apo të sulmojë qeverinë, por pretendon se këtë po e bën për t?i vënë gjobë kompanisë së inceneratorëve.

Sipas tij, kostoja për inceneratorët është më e lirë se ajo që kishte planifikuar kreu i opozitës dhe më e lirë sesa është parashikuar në studimet e Bankës Botërore.

?PD është kthyer në një organizatë gjobëvënëse. I vë gjobë një biznesi dhe menjëherë më pas merr vila nga ato. Dhe kjo përpjekje e inceneratorëve është një gjobvënie. Nuk besoj se e ka për parim se plehrat mbysnin më parë Elbasanin. Kostoja është më e lirë sesa kostoja që kishte planifikuar vetë Lulzim Basha. Kostoja është më e lirë sesa studimet e Bankës Botërore.

Jam i sigurt që gjithë procedura që ka ndjekur qeveria është tërësisht transparente. Mbaj mend, ky sikurse në rastet tjera kur Lulzim Basha drejton gishtin ndaj një kompanie, nuk është se do të sulmojë qeverinë, por sepse do t?i vejë gjobë asaj kompanie?, tha socialisti në ?Top Talk?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga