Connect with Us

Akti i Bashës që duhet duartrokitur/ Një betejë e fituar për median e lirë dhe opozitën

Politikë

Akti i Bashës që duhet duartrokitur/ Një betejë e fituar për median e lirë dhe opozitën

Publikuar

-

Akti i Bashës që duhet duartrokitur/ Një betejë e fituar për median e lirë dhe opozitën

Pas gati gjashtë vitesh nga firmosja e PPP-ve të inceneratorëve, Partia Demokratike, ka çuar në SPAK dosjen e plotë. Një proces që filloi me një incenerator në Elbasan për vetëm 22 milionë euro. Më pas u shtua Fieri me 28 të tjera, dhe së fundi “qershia mbi tortë”, Tirana me 128 milionë euro.

Ndërkohë që inceneratori i Tiranës dhe i Fierit nuk ekzistojnë. Në Tiranë janë shtuar së tepërmi kostot që i faturohen biznesit, por edhe ato që firmos qeveria, të cilat vinë nga taksat e shqiptarëve.

CNA.al ka qënë një nga mediat që për gati gjashtë muaj çdo ditë ka zbuluar fakte dhe dokumente të reja në lidhje me inceneratorët, nga firmat e Stela Gugallës në Elbasan, tek kompanitë e Mirel Mërtirit, ku bashkëjetuesja e tij ishte bashkaksionere me një shtetas italian. Tek inceneratori i Fierit ku lidheshin disa kompani e deri tek Tirana, ku me dokumente ekskluzive kemi zbuluar sesi italiani ortak i Mirel Mërtirit, Ernesto Granelli ishte drejtor i kompanisë Integreted Energy BV, së bashku me Klodian Zoton.

Një zyrë kompanish guackë në Hollandë, dalin zbuluar nga dokumentat e CNA.al dhe faktet, se të tre inceneratorët me një vlerë faturash paraprake 178 milionë euro janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Pra, thuajse kalojnë në të njëjtën dorë. (Lexo këtu)

Gjithësesi pas gati dy javësh denoncime të njëpasnjëshme dhe shumë denoncimesh të mëparshme sporadike, PD sot ka dorëzuar në SPAK dosjen e plotë të inceneratorëve. Atë të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Dhe jo vetëm për shkak të shkeljes së barazisë në tendera, por ka drejtuar gishtin për një grup të strukturuar kriminal.

Dhe ashtu si CNA.al e ka thënë më parë, dhe ia ka kërkuar publikisht kryetarit të PD-së, sot akti është kryer.

Pra, edhe për ne si media dhe të gjitha ato media që kanë denoncuar dhe nuk kanë heshtur për skandalin e inceneraratorëve, kjo është një betejë e fituar.

LEXO EDHE:  Kryemadhi i shkon në shtëpi Bashës/ Takim urgjent mes krerëve të PD dhe LSI

Një betejë e fituar për lirinë e medias, për ata që nuk heshtën. Një betejë e fituar për lirinë e medias edhe me ata që u blenë. Një betejë e fituar edhe për opozitën, e cila tashmë pas më shumë se gjashtë vitesh ka aktin e parë. Që fillon një betejë dhe e çon atë deri në hapin e fundit ligjor, dhe mesa duket do ta mbajë gjatë, deri në fund. Derisa SPAK të bëjë të ditur emrat e personave që do të akuzohen për këtë çështje.

Nga ana tjetër ky është një akt për t’u lavdëruar i opozitës dhe është për ta duartrokitur  Lulzim Bashën, për të mos pasur asnjë kompleks ndaj tij. Pavarësisht kush është Lulzim Basha, pavarësisht se cili është mendimi jonë për të, sot ai ka bërë një akt të lavdërueshëm./ CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

“Mori 750 milionë lekë, pa pasur asnjë punonjës”/ Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Shënim/ Disa pyetje për bashkinë e Elbasanit që nuk ka marrë ende çelsat e inceneratorit

Skandali me Inceneratorin e Fierit/ Skema mafioze, 23 milionë euro për vetëm një gërmadhe

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Publikuar

-

Nga

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Gazetari Mentor Kikia u shpreh mbrëmjne e sotme se LSI ka qenë nën objektivin e kryeministrit Edi Rama për tu fshirë nga skena politike.

Në një intervistë për emisionin PolitikOn, Kikia theksoi se PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike, ndërsa shtoi se LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur

Të kritikosh humbësin është gjëja më e thjeshtë. Ata që kanë humbur janë në një proces legal kontestimi dhe nuk e kanë pranuar rezultatin. Për të thënë të vërtetën është më demokratike në 30 vite se po bëhet në mënyrë institucionale. Për të arritur në përfundimin nëse LSI është fshirë nga skena politika, ashtu sikurse qenë një objektiv i Ramës, që ka dashur të krijojë një pol me dy parti kryesore, duke eliminuar gjithë aktivitetin politik të LSI-së.

PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike. LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur. LSI në këto kushte, u krijuar perceptimi i njerëzve që kanë nevoja që e shihnin partinë për të kapur një vend në administratë. LSI konsiderohej si një parti që të siguronte punë, si një parti interesi”, tha Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE