LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Basha tregon “peshkun e madh”: Skandali është shumë më i thellë

19 Tetor 2020, 06:39, Politikë CNA
Afera e inceneratorëve/ Basha tregon “peshkun e madh”: Skandali

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sërish sot në lidhje me aferën e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.

Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, Basha tha se vetëm së fundi janë dhënë 2 milionë euro për inceneratorët.

Gjithashtu ai tha se janë paguar deri tani në total 75 milionë euro, për tre inceneratorë, që sipas tij nuk ekzistojnë.

?Vetëm së fundi janë dhënë 2 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë. I kemi paguar por nuk i kemi. Kemi dy karabina në Fier dhe në Tiranë, ndërsa në Elbasan kemi një impiant të dyshimtë, që ka punuar vetëm vetëm 23 ditë në 3 vite.

Janë dhënë plot 75 milionë euro pagesa deri tani.

As në Tiranë dhe as në Fier nuk kemi incinerator. Deri para pak kohësh Fieri nuk kishtë asnjë të punësuar, ndërkohë që pagesat i ka marrë. Tani, pyetja është ku kanë shkuar paratë?

Sipas asaj që unë kam dëgjuar nga ekspertët, tre inceneratorë në një sipërfaqe të tillë, janë të mjaftueshëm për plehrat e Shqipërisë, Greqisë dhe një pjese të Italisë.

Ekspertët mund ta shpjegojnë më mirë, kemi të bëjmë shumë më tepër se një afere, këtu është përfshirë edhe mafia.?-tha Basha.

Por, i pyetur nga gazetari Enkel Demi si kush është ?peshku i madh? që fshihet pas kësaj afere, ai ngriti dyshime të forta se pas saj fshihet vetë kryeministri.

?Peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja në një emission televiziv. Besoj njerëzit i kuptojnë ?-tha Basha.

Pas ndëryrjes së Enkel Demit, i cili pyeti ?Është ky person Edi Rama?, Basha tha se ?Unë nuk jam prokuror, unë shtroj pyetjen. Kush tjetër ka kaq shumë pushtet në shqipëri sa Edi Rama?

Akuzat ndaj medias, gazetarëve dhe opozitës tregojnë sikletin dhe hallin e madh që ka kryeministri i vendit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga