LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Përballje dramatike në Londër, Tottenhami bën "vetëvrasje" ndaj West Ham

18 Tetor 2020, 17:35, Sport CNA
VIDEO/ Përballje dramatike në Londër, Tottenhami bën

?Derbi është derbi?, këtë e kemi dëgjuar edhe në Shqipëri, ndërkohë që një përballe mes dy skuadrave të qytetit u zhvillua sot edhe në Premier League. Tottenham-West Ham United ishte një nga ndeshjet më interesante të ditës dhe u mbyll me rezultatin 3-3. Rezultat i pabesueshëm, kur gjithçka ishte 3-0 pas 16 minutash lojë.

Një nisje fantastike e ?Spurs?-ave, që ia dolën të shënojnë që në minutën e parë me anë të Son Heung-Min. Lëvizjet e bukura në zonë i konkretizoi me një goditje të saktë. Topi në rrjetë dhe më pas Harry Kane mori skenën.

Sulmuesi shënoi një gol mjaft të bukur dhe ?Çekiçët? mbetën të shushatur. Tottenham i shfrytëzoi ato minuta dhe realizoi edhe golin e tretë, sërish me Kane. Këtë herë sulmuesi realizoi më kokë, pas një krosimi perfekt të Reguilon.

3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë dhe Mourinho në fraksionin e dytë të lojës mendoi edhe t?i jepte minuta edhe Gareth Bale. U duk se gjithçka po përfundonte qetësisht, por west Ham United befasoi duke shënuar dy gola për tre minuta.

Balbuena ishte ai që shënoi golin e parë, kurse tre minuta më pas Sanchez i Tottenham devijoi një top në portën e tij. 3-2, kur ishin edhe pesë minuta nga koha e rregullt. Moral i lartë te west Ham United, që barazoi në minutën e fundit shtesë me një perlë të Lanzini. Argjentinasi i befasoi të gjithë me një silurë nga jashtë zone dhe vendosi fatet e derbit.

GOLAT DHE RASTET E TOTTENHAM-WEST HAM UNITED

Lajmet e fundit nga